“Ishuj me ngjyra”, 580 milionë për zonën e ish-Kinostudios - Pallatet ngjyrosen me skenarë dhe filma shqiptarë

Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet një transformimi urban. Një tender në vlerë 583 milion lekë është hapur për këtë qëllim dhe parashikon rehabilitimin e qendrës së zonës përgjatë te gjithë gjatësisë se rrugës “Aleksandër Moisiu” duke përfshirë lidhjen e kësaj rruge me rrugën “Xhanfize Keko”.
Sipërfaqja e përgjithshme e ndërhyrjes rehabilituese është 21 mijë e 933 metra katrorë.
Projekti i tenderuar i sheshit parashikon krijimin e njjë xhepi urban, me një brez të dendur pemësh dhe 4 ishuj me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore. Sheshi që aktualisht përdoret si parking për automjetet nga banorët do të kthehet në kënd lojërash dhe në hapësirë pushimi.
Në shesh është krijuar vizualisht një rruge me një kalim për lëvizjen me orar te kufizuar të makinave. Kjo rrugë do të shërbeje për hyrjen e makinave të cilat do të furnizojë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në katet e para të pallatit 5 katësh që prezantohet me sheshin.
Sa i përket rrugës Aleksandër Moisiu, ajo do të jetë një rrugë me dy korsi 6.8 metra për secilin drejtim lëvizje, një korsi biçikletash me dy kalime dhe me gjerësi të përgjithshme 1.5 metra, trotuaret me gjerësi 3 metra në të dy krahët si dhe brez i gjelbër mes korsive të makinave dhe atyre të biçikletave.
Fasadat e godinave që kufizojnë sheshin do ti nënshtrohen rehabilitimit tërësor, veshje fasade sistem kapotë dhe unifikim arkitektonik me ngjyra dhe forma. Ne këtë rast motivet e ngjyrosjes do jene ne përputhje me arkitekturën e sheshit me ngjyra vibruese, plot jetë dhe me skenarë dhe figura nga filmat shqiptare ose nga jeta e përditshme.
SCAN
Sondazh

Energjia, Europa rrezikohet nga ndërprerja e rrjetit celular - Reuters: Shtetet me burime të pamjaftueshme, në diskutime për masat
E paimagjinueshme por mund të ndodhë. Ky dimër mund të sjellë ndërprerje të rrjetit celularë në të gjithë Europën nëse mungesa e energjisë dëmton pjesë të......

Rama: Satelitët, një kryeinspektoriat në qiell - “Do të ndalojmë ndërtimet pa leje. Në plan dhe dronët e armatosur”
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Operatori “Satellogic USA” nënshkruan kontratën e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për......

“Çmimet mund të rriten më tej për shkak të krizës energjetike” - BSH: Ekonomia ecuri pozitive, janë rritur depozitat dhe kreditimi
Banka e Shqipërisë publikoi të enjten Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, duke i vlerësuar pozitivisht ritmet rritjes së......

Pronat në bregdet, Baraj: Bum kërkesash nga jashtë - Ekspertja: Ulje çmimesh nuk do ketë, shkak rritja e kostove të ndërtimit dhe pagave
Çmimet e pronave në bregdet, veçanërisht ai i vilave e i apartamenteve luksoze do vijojë të rritet me ritme të shpejta, megjithë dysfishimin që ato kanë......

Bursa e energjisë merr licencën - Pas 2 shtyrjesh, ERE jep miratimin për operimin 5-vjeçar të tregut të energjisë elektrike
Pas 2 shtyrjesh, Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar Bursën Shqiptare të Energjisë, në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Licenca......

Parku diellor i Karavastasë, me kredi nga BERZH - Kompania që fitoi ankandin kërkon 28 milionë euro borxh, projekti total shkon në 125 milionë euro
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta ka kërkuar 28 mln euro kredi, pranë Bankës Evropiane për......

Gratë, ende larg sektorëve inovativë - Rica: Shqipëria humbet një potencial të lartë zhvillimi ekonomik
Shqipëria po humbet një potencial shumë të lartë zhvillimi ekonomik për shkak të pjesmarrjes së ulët të grave në sektorët e inovacionit. Ky ka qenë një ndër......

Rritja e pagave, kush përfiton dhe kur fillon? - 42 mijë punonjës marrin shtesën për muajin Shtator
Brenda muajit Shtator, në kuadër të rritjes së inflacionit, qeveria ka marrë dy vendime të njëpasnjëshme për të rritur pagat në sektorin publik. Por kush......