Europa Postuar më 29 Shtator 2022, 14:59

Dimër i vështirë për ekonominë europiane - Goditja e krizës energjetike, më e fortë se ajo financiare e vitit 2009

Nga SCAN TV
Dimër i vështirë për ekonominë europiane - Goditja e

Një ditë pas paralajmërimeve të OECD për një recesion të afërt në shumë ekonomi të Eurozonës që do të paguajnë "çmimin e luftës", një tjetër parashikim vjen për të konfirmuar se recesioni në Kontinentin e Vjetër duket i pashmangshëm. Me dëmin nga reduktimi i gazit rus, ndikimi në ekonomitë europiane mund të jetë më I madh sesa kriza globale financiare e vitit 2009.

Ky është përfundimi i një studimi të Bloomberg Economics, bazuar në tregun europian të energjisë dhe ekonominë europiane, e cila po shkon drejt një recesioni 1% duke filluar nga tremujori i katërt i vitit. Ky vlerësim bazohet në supozimin se, furnizimi me gaz rus do të jetë në një nivel rreth 10% të asaj që ishte vitin e kaluar. Bloomberg Economics paralajmëron gjithashtu se nëse muajt e dimrit do të jenë shumë të ftohtë dhe nëse nuk ka solidaritet midis 27 vendeve të BE-së, atëherë inflacioni mund të arrijë në 8% gjatë vitit të ardhshëm dhe PBB e BE-së të reduktohet me 5%.

Pra, ka të ngjarë që ekonomia e BE-së zhytet në një recesion të ngjashëm me atë të vitit 2009. Megjithatë, edhe nëse ky skenar “i zi” shmanget, studimi thekson se Eurozona tashmë po shkon me shpejtësi të plotë drejt recesionit në vitin 2023, që pritet të jetë më i keqi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sigurisht ekonomia më e madhe, Gjermania, do të marrë goditjen më të madhe. Në thelb, studimi paralajmëron se përpjekjet e qeverive që, shtatë muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, po shpenzojnë ende qindra miliarda euro për të mbështetur familjet dhe bizneset, ndërsa në të njëjtën kohë flasin për reduktimin e konsumit të energjisë, po rezultojnë të paefektshme.

Ndërkohë, BQE po ushtron më shumë presion mbi bizneset dhe konsumatorët, duke rritur normat e interesit më shpejt se kurrë. Kreu i BQE, Christine Lagarde, nuk i fsheh synimet e bankës, e cila ka deklaruar se në mbledhjet e ardhshme se komiteti i politikës monetare do të vazhdojë me rritje të normave të interesit. Tregu pret që në mbledhjen e radhës të datës 27 tetor, BQE të rrisë me 75 pikë bazë normat e interesit të euros. Aktorët dhe vëzhguesit e tregut të energjisë paralajmërojnë se kriza aktuale do të jetë afatgjatë dhe ndoshta shumë më e madhe se krizat e naftës të viteve 1970.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat