Shqipëria në takimin rajonal të BE-së për biznesin: Një sistem funksional i infrastrukturës së cilësisë parakusht për standardet e prodhimeve!

Në takimin rajonal BE për Biznesin u vlerësua se nxitja e tregut të përbashkët rajonal nëpërmjet infrastrukturës se cilësisë dhe tregtisë elektronike, i cili u mbajt në Budva, është një parakusht për standardet e prodhimeve. Takimi u organizua nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) në kuadër të projektit "Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal" në emër të Bashkimit Europian (BE) dhe Ministrisë Federale Gjermane të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (BMZ)
Sipas njoftimit pë shtyp ky takim mblodhi përfaqësues të ekonomive të vendeve të CEFTA-s që synojnë të hapin diskutimin mbi zhvillimin e një të kuptuari të përbashkët të veprimeve të posaçme për të lehtësuar tregtinë tek prodhimet industriale bazuar në njohjen e certifikatave të konformitetit.
Tanja Boskoviç, Menaxhere e Projektit në GIZ deklaroi se të gjitha përpjekjet e investuara në përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë janë plotësim i aktiviteteve të vazhdueshme, të përbashkëta me vendet e CEFTA-s për të mbështetur zbatimin e reformave tregtare në rajon, në përputhje me kërkesat e procesit të aderimit në BE.
Ndërkaq David Hudson, përfaqësues i DG NEAR (Drejtoria e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit) u shpreh se për shkak se eksportuesit duhet të përmbushin standarde të ndryshme për të eksportuar në tregjet e huaja kjo kushton kohë dhe para, ndërkohë për konsumatorët kjo do të thotë çmime më të larta.
Danijela Gačević, nga Sekretariati i CEFTA-s, deklaroi se lëvizja e lirë e mallrave është një nga parimet kyçe të tregtisë së lirë.
Sipas informacionit të publikuar deri më tani janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë drejt afrimit të rajonit me Tregun e Përbashkët të BE-së pasi Plani i Veprimit të Përbashkët Rajonal parashikon se Tregu i Përbashkët Rajonal do të funksionojë në përputhje me acquis e BE-së për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave industriale në rajon.
‘Për këtë, është e nevojshme një Infrastrukturë e Cilësisë (IC) plotësisht funksionale dhe e mirë-strukturuar. Projekti do të mbështesë vendet e CEFTA-s për të rritur kapacitetet e institucioneve të infrastrukturës së cilësisë që të ofrojnë një rang të gjerë shërbimesh të IC-së, për të siguruar konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorit nëpërmjet një sistemi të përmirësuar të mbikëqyrjes së tregut,’ shkruhet në njoftimin për shtyp.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Skemë mashtrimi 1.2 miliardëshe me TVSH në Tiranë - Hetimi tatimor godet 12 kompani ndërtimi me argumentin se lëshonin fatura fiktive
Mbi 1.2 miliard lekë fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm......

Dimër i vështirë për ekonominë europiane - Goditja e krizës energjetike, më e fortë se ajo financiare e vitit 2009
Një ditë pas paralajmërimeve të OECD për një recesion të afërt në shumë ekonomi të Eurozonës që do të paguajnë "çmimin e luftës", një tjetër parashikim vjen......

Zgjidhja e lirë e ngrohjes që vjen nga Kina - Kërkesa e konsumatorëve europiane për batanije elektrike është pesëfishuar
Kriza energjetike që ka pllakosur Europën ka bërë që konsumatorët të kthehen drejt një zgjidhjeje që vjen nga mijëra kilometra larg: batanije elektrike nga......

Vëmendja te energjia e erës - Panairi ndërkombëtar në Hamburg, ekspertët: Sektori pritet të rritet me 8.5% në vit
Panairi WindEnergy Hamburg u hap në qytetin verior gjerman, duke bërë bashkë kompanitë më të rëndësishme në botë të industrisë së erës. Me mbi 30,000 vizitorë......

Çmimi i naftës bie, ndërsa Dollari forcohet - Perspektiva e dobët e ekonomisë globale po ndikon në uljen e kërkesës
Çmimet e naftës ranë lehtë të enjten pasi fituan më shumë se 3 dollarë në seancën e mëparshme, me një dollar të fortë që kufizoi kërkesën për naftë nga......

“Ishuj me ngjyra”, 580 milionë për zonën e ish-Kinostudios - Pallatet ngjyrosen me skenarë dhe filma shqiptarë
Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet një transformimi urban. Një tender në vlerë 583 milion lekë është hapur për këtë qëllim dhe parashikon rehabilitimin......

Energjia, Europa rrezikohet nga ndërprerja e rrjetit celular - Reuters: Shtetet me burime të pamjaftueshme, në diskutime për masat
E paimagjinueshme por mund të ndodhë. Ky dimër mund të sjellë ndërprerje të rrjetit celularë në të gjithë Europën nëse mungesa e energjisë dëmton pjesë të......

Rama: Satelitët, një kryeinspektoriat në qiell - “Do të ndalojmë ndërtimet pa leje. Në plan dhe dronët e armatosur”
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Operatori “Satellogic USA” nënshkruan kontratën e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për......