Inflacion rekord në Gjermani - Kap nivelin më të lartë në 70 vjet!

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë ishte 10,0 %, vuri në dukje Enti Federal i Statistikave. Në gusht rritja ishte 7,9 %.
Ekonomistët edhe në muajt e ardhshëm llogarisin me kuota rritjeje. Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar. Në landet perëndimore të federatës janë regjistruar rritje me dhjetë % në fillim të viteve 1950, megjithatë me kalimin e kohës metodologjia e matjes ka ndryshuar.
Kuotat e larta të rritjes së çmimeve dobësojnë fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe konsumatorëve, të cilët mund të blejnë më pak me një euro. Raporti financiar mes të ardhurave dhe shpenzimeve të njerëzve tkurret.
Sipas një sondazhi të Shoqatës së Tregtisë në Gjermani (HDE) 60 % e konsumatorëve rezervohen në blerje. Për muajt e ardhshëm madje 76 % e të anketuarve thonë, se blejnë më me kursim. Kjo ka pasoja për ekonominë më të madhe të Europës, sepse konsumi privat është një ndër shtyllat e rëndësishme të koniunkturës.
Prej muajsh energjia dhe ushqimet janë faktorët që nxisin rritjen e çmimeve. Sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe vështirësitë me furnizimet e kanë ashpërsuar situatën gjithsesi të tensionuar. Në shtator energjia kushton 43,9 % më shumë se një vit më parë, ushqimet janë shtrenjtuar me 18,7 %. Në raport me një muaj më pare në shtator çmimet u rritën me 1,9 %. Në muajin gusht aboneja mujore e qarkullimit urban prej 9 eurosh si dhe masat lehtësuese të ndërmarra nga qeveria gjatë muajve të kaluar si p.sh. skontoja për karburantin e amortizuan disi situatën. Afati për të dyja këto masa lehtësuese mbaroi në gusht. Qeveria po planifikon lehtësime të reja si për shembull pensionistët dhe studentët do të marrin një pagesë për përballimin e çmimit të energjisë ndërsa ndihma për fëmijët do të rritet në fillim të vitit të ardhshëm. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari dhe Paundi ndërrojnë kah, humbasin e fitojnë përkatësisht mbi 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan ka humbur mbi 1 pikë brenda natës duke e mbyllur javën në të ‘kuqe’ teksa është blerë këtë mëngjes me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.8......

Ulja nuk zgjat shumë! Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë ulja e çmimeve të karburanteve në vend. Boirdi I Transparencës ka miratuar rritjen e çmimit të naftës me 10 lekë dhe të......

The energy exchange receives its license - After 2 postponements, ERE gives approval for the 5-year operation of the electricity market
After it was postponed two times, the Energy Regulatory Body has licensed the Albanian Energy Exchange to operate of the electricity market. This license will......

Shqipëria në takimin rajonal të BE-së për biznesin: Një sistem funksional i infrastrukturës së cilësisë parakusht për standardet e prodhimeve!
Në takimin rajonal BE për Biznesin u vlerësua se nxitja e tregut të përbashkët rajonal nëpërmjet infrastrukturës se cilësisë dhe tregtisë elektronike, i cili u......

Skemë mashtrimi 1.2 miliardëshe me TVSH në Tiranë - Hetimi tatimor godet 12 kompani ndërtimi me argumentin se lëshonin fatura fiktive
Mbi 1.2 miliard lekë fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm......

Dimër i vështirë për ekonominë europiane - Goditja e krizës energjetike, më e fortë se ajo financiare e vitit 2009
Një ditë pas paralajmërimeve të OECD për një recesion të afërt në shumë ekonomi të Eurozonës që do të paguajnë "çmimin e luftës", një tjetër parashikim vjen......

Zgjidhja e lirë e ngrohjes që vjen nga Kina - Kërkesa e konsumatorëve europiane për batanije elektrike është pesëfishuar
Kriza energjetike që ka pllakosur Europën ka bërë që konsumatorët të kthehen drejt një zgjidhjeje që vjen nga mijëra kilometra larg: batanije elektrike nga......

Vëmendja te energjia e erës - Panairi ndërkombëtar në Hamburg, ekspertët: Sektori pritet të rritet me 8.5% në vit
Panairi WindEnergy Hamburg u hap në qytetin verior gjerman, duke bërë bashkë kompanitë më të rëndësishme në botë të industrisë së erës. Me mbi 30,000 vizitorë......