Euro dhe Paundi rikuperojnë humbjet - Banka e Anglisë vijon blerjen e obligacioneve, BQE do të rrisë interesat

Euro dhe paundi britanik kanë vijuar rimëkëmbjet edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, duke e rrëzuar indeksin që mat ecurinë e dollarit amerikan në nivelin më të ulët në 1 javë. Politikëbërësit në Britaninë e Madhe ndërhynë në treg për të rikuperuar një pjesë të dëmeve të shkaktuara nga paketa e qeverisë për të ulur taksat.
Për rrjedhojë, paundi pritet të realizojë javën më të mirë në 2 vite e gjysëm. Edhe monedha e përbashkët europiane, euro, u rrit në nivelin më të lartë në 1 javë përballë dollarit amerikan, pasi të dhënat mbi inflacionin në Gjermani kanë përforcuar pritshmëritë për më shumë agresivitet me politikat monetare nga Banka Qendrore Europiane.
Paundi britanik u rrit deri në 1.12 dollarë, gjatë sesionit aziatik, duke rikuperuar thuajse të gjitha humbjet e së premtes të javës së kaluar. Gjatë sesionit aziatik, paundi u rrit me mbi 2%, menjëherë pasi Banka e Anglisë zhvilloi blerjen e dytë të obligacioneve në tregjet dytësore.
Të dhënat e publikuara në Gjermani, treguan se inflacioni u rrit në nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit, i ndikuar nga çmimet e energjisë. Në këtë situatë, investitorët vlerësojnë një tjetër rritje të normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane me 75 pikë bazë në takimin e muajit të ardhshëm.
SCAN
Sondazh

Protesta masive në Francë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve!
Protestat masive të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat. Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë......

Inflacion rekord në Gjermani - Kap nivelin më të lartë në 70 vjet!
Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në......

Dollari dhe Paundi ndërrojnë kah, humbasin e fitojnë përkatësisht mbi 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan ka humbur mbi 1 pikë brenda natës duke e mbyllur javën në të ‘kuqe’ teksa është blerë këtë mëngjes me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.8......

Ulja nuk zgjat shumë! Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë ulja e çmimeve të karburanteve në vend. Boirdi I Transparencës ka miratuar rritjen e çmimit të naftës me 10 lekë dhe të......

The energy exchange receives its license - After 2 postponements, ERE gives approval for the 5-year operation of the electricity market
After it was postponed two times, the Energy Regulatory Body has licensed the Albanian Energy Exchange to operate of the electricity market. This license will......

Shqipëria në takimin rajonal të BE-së për biznesin: Një sistem funksional i infrastrukturës së cilësisë parakusht për standardet e prodhimeve!
Në takimin rajonal BE për Biznesin u vlerësua se nxitja e tregut të përbashkët rajonal nëpërmjet infrastrukturës se cilësisë dhe tregtisë elektronike, i cili u......

Skemë mashtrimi 1.2 miliardëshe me TVSH në Tiranë - Hetimi tatimor godet 12 kompani ndërtimi me argumentin se lëshonin fatura fiktive
Mbi 1.2 miliard lekë fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm......

Dimër i vështirë për ekonominë europiane - Goditja e krizës energjetike, më e fortë se ajo financiare e vitit 2009
Një ditë pas paralajmërimeve të OECD për një recesion të afërt në shumë ekonomi të Eurozonës që do të paguajnë "çmimin e luftës", një tjetër parashikim vjen......