Bota Postuar më 30 Shtator 2022, 10:00

Nafta, fitimet e para javore në 5 javët e fundit - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga mundësitë që OPEC të ulë prodhimin

Nga SCAN TV
Nafta, fitimet e para javore në 5 javët e fundit - Mbështetet nga

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi fitimeve të një dite më parë, por pritet të publikojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit. Dobësimi i dollarit amerikan dhe mundësitë që OPEC+ të ulë prodhimin në takimin e 5 tetorit po mbështesin çmimet.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët pritet të publikojnë fitime prej rreth 3% gjatë kësaj jave, fitimet e para që nga fillimi i gushtit. Por, përgjatë muajit shtator nafta Brent ka rënë me rreth 8% dhe me 23% gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Nafta Bruto amerikane ka rënë me rreth 9% për këtë muaji dhe me 23%, gjatë tremujorit. Analistët shprehen se tregu i naftës duket se ka gjetur stabilitetin, të pakrën për momentin, por pritet të ketë një tendencë në rritje në fund të vitit, pasi në 5 dhjetor do të hyjnë në fuqi sanksionet e reja ndaj naftës ruse.

Në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimi i OPEC+ që mbahet më 5 tetor në Vjenë, ku Rusia pritet të propozojë një ulje të prodhimit me rreth 1 milionë fuçi në ditë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat