“Fanboy” i Elon Musk futet në listën e Forbes - Ngritja e “Teslanaires”, Leo KoGuan nga Singapori, aksionerit të tretë në Tesla!

Ai e deklaron veten fans të Elon Musk dhe përdor termin “fanboy”. Themeluesi i SHI International, Leo KoGuan nga Singapori u rendit i 112-ti në listen e më të pasurve në botë, pasi pasuria e tij neto vlerësohet në 7.2 miliardë dollarë, duke tejkaluar ato të George Soros dhe Melinda French Gates. Por, si u fut ky biznesmen në listën e Forbes? Sekreti i tij ishte se ai bleu aksionet e Tesla-s gjatë ditëve të para të pandemisë.
Në një intervistë të vitit 2021 me Bloomberg, KoGuan tha se ai filloi të tregtonte aksione në vitin 2019, duke blerë aksione të kompanive si Baidu dhe Nvidia. Megjithatë, ai filloi të humbiste para’, kështu që zgjodhi të shiste të gjitha aksionet e tij përveç Tesla. Në fakt, ai vazhdoi të blinte aksione në prodhuesin e automjeteve dhe në fillim të vitit 2020 kishte aksione në vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh në kompani. Edhe pasi tregjet ranë në javët e para të pandemisë, KoGuan bleu edhe më shumë aksione dhe lëvizja u shpërblye.
Sot, ai zotëron rreth 22.6 milionë aksione të Tesla-s dhe 1.23 milionë opsione, duke e bërë atë aksionerin e tretë më të madh individual të kompanisë pas Elon Musk dhe themeluesit të Oracle, Larry Ellison. KoGuan është ndoshta më i suksesshmi nga të ashtuquajturit "Teslanaires", investitorët që u bënë milionerë duke vënë baste në aksionet e Tesla-s.
Në fund të vitit 2020 thuhet se ai pagoi rreth 46 milionë dollarë për një apartament në Singapor që i përkiste manjatit të elektronikës James Dyson. KoGuan vijon të investojë të gjithë pasurinë e tij në kompaninë e Elon Musk.
SCAN
Sondazh

Zbulohen monedhat e reja me portretin e Charles - Fillimisht, imazhi i mbretit do shfaqet në monedhën 50 pens dhe atë përkujtimore 5 paund
Zbulohen monedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e Mbretit Charles III. Fillimisht, imazhi i Mbretit do të shfaqet vetëm në monedhën 50 pens, e......

Pse mbretëresha e Danimarkës u ka hequr titujt mbretërorë nipërve?!
Mbretëresha e Danimarkës ka hequr disa tituj mbretërorë nga katër nipërit e saj, në një veprim të kritikuar nga djali i saj më i vogël. Mbretëresha Margrethe......

Nafta, fitimet e para javore në 5 javët e fundit - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga mundësitë që OPEC të ulë prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi fitimeve të një dite më parë, por pritet të publikojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit.......

Bursat europiane, me volum të ulët tregtar - Investitorët bëjnë bilancin në fund të tremujorit të tretë të vitit
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po e cilësojnë një sesion pauzë për shkak se është dita e fundit e......

Euro dhe Paundi rikuperojnë humbjet - Banka e Anglisë vijon blerjen e obligacioneve, BQE do të rrisë interesat
Euro dhe paundi britanik kanë vijuar rimëkëmbjet edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, duke e rrëzuar indeksin që mat ecurinë e dollarit amerikan në nivelin......

Protesta masive në Francë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve!
Protestat masive të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat. Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë......

Inflacion rekord në Gjermani - Kap nivelin më të lartë në 70 vjet!
Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në......

Dollari dhe Paundi ndërrojnë kah, humbasin e fitojnë përkatësisht mbi 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan ka humbur mbi 1 pikë brenda natës duke e mbyllur javën në të ‘kuqe’ teksa është blerë këtë mëngjes me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.8......