KESH, 34 milionë euro të tjera për blerje energjie - Tenderi u zhvillua në ditën më të “shtrenjtë” të bursës. Procedura, për 1 muaj

34 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatore në periudhën 1-31 tetor.
Kjo është një nga 3 procedurat e vetme, që KESH ka realiuzuar për blerje energjie me bazë mujore, duke qenë se deri më tani blerjet janë kryer me baza ditore ose javore, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga luhatjet e çmimeve të energjisë në bursë. Në total, KESH njofton se ka blerë 74 500 Mwh, duke siguruar të gjithë sasinë e kërkuar, teksa çmimi mesatar arrin në 455.24 euro/mwh.
Sikurse, edhe në disa procedura të mëparshme, ky çmim është më i lartë se në bursë, ndonëse këtë herë diferencat janë më të ngushta. Sipas të dhënave nga Bursa Hungareze, që shërben si referencë për Shqipërinë, tregi i datës 29 shtator, kur është bërë blerja u mbyll me një çmim mesatar prej 425.25/Mwh.
Gjithsesi, kjo ka qenë dita kur çmimet kanë qenë më i larti përgjatë 7 ditëve të fundit, ku çmimet e energjisë variuan nga 336 - 389 euro/Mwh. Vetëm për blerjet e kryera gjatë muajit shtator, KESH ka shpenzuar rreth 79 mln euro, duke e çuar faturën totale vjetore në rreth 329 mln euro.
Gjithsesi, blerjet e muajit shtator janë shoqëruar edhe një rënie të ndjeshmë të rezervës energjetike në Kaskadën e Drinit, ku sipas të dhënave të raportuara nga KESH nga muaji korrik e deri më tani ky tregues është përgjysmuar.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Linjat e udhëtarëve, në vështirësi - Mema: Rimbursimi i karburantit nuk merret i plotë, problem dhe transporti i paligjshëm
Operatorët e transportit ndërqytetës nuk po arrijnë të përfitojnë të plotë subvencionin e karburantit prej 100 lekë/litër për shkak të deklarimeve jo të plota,......

Qeveria shqiptare tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kw. Shiu 'shpëton' familjet shqiptare nga shtrenjtimi i faturës
Qeveria shqiptare është tërhequr nga aplikimi i vendimit për të tarifuar me çmim real ata që konsumojmë më shumë se 800 kilovatë energji elektrike në muaj.......

“Fanboy” i Elon Musk futet në listën e Forbes - Ngritja e “Teslanaires”, Leo KoGuan nga Singapori, aksionerit të tretë në Tesla!
Ai e deklaron veten fans të Elon Musk dhe përdor termin “fanboy”. Themeluesi i SHI International, Leo KoGuan nga Singapori u rendit i 112-ti në listen e më të......

Zbulohen monedhat e reja me portretin e Charles - Fillimisht, imazhi i mbretit do shfaqet në monedhën 50 pens dhe atë përkujtimore 5 paund
Zbulohen monedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e Mbretit Charles III. Fillimisht, imazhi i Mbretit do të shfaqet vetëm në monedhën 50 pens, e......

Pse mbretëresha e Danimarkës u ka hequr titujt mbretërorë nipërve?!
Mbretëresha e Danimarkës ka hequr disa tituj mbretërorë nga katër nipërit e saj, në një veprim të kritikuar nga djali i saj më i vogël. Mbretëresha Margrethe......

Nafta, fitimet e para javore në 5 javët e fundit - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga mundësitë që OPEC të ulë prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi fitimeve të një dite më parë, por pritet të publikojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit.......

Bursat europiane, me volum të ulët tregtar - Investitorët bëjnë bilancin në fund të tremujorit të tretë të vitit
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po e cilësojnë një sesion pauzë për shkak se është dita e fundit e......

Euro dhe Paundi rikuperojnë humbjet - Banka e Anglisë vijon blerjen e obligacioneve, BQE do të rrisë interesat
Euro dhe paundi britanik kanë vijuar rimëkëmbjet edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, duke e rrëzuar indeksin që mat ecurinë e dollarit amerikan në nivelin......