Linjat e udhëtarëve, në vështirësi - Mema: Rimbursimi i karburantit nuk merret i plotë, problem dhe transporti i paligjshëm

Operatorët e transportit ndërqytetës nuk po arrijnë të përfitojnë të plotë subvencionin e karburantit prej 100 lekë/litër për shkak të deklarimeve jo të plota, që kanë bërë vitin e kaluar, duke krijuar vështirësi për disa linja. Kujtim Mema, kryetar i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban thotë se kjo situatë është pasuar me reduktim oraresh për disa linja, por gjithsesi përjashton mundësitë e falimentimit.
Por, sipas Memës vështirësive financiare iu shtohet edhe problemi me transportin e paligjshëm, që së fundmi është rikthyer në nivele të larta.
Sipas vendimit të qeverisë, operatorët e transportit kanë afat deri në datën 1 dhjetor për të aplikuar për përfitimin e rimbursimit të karburantit, teksa bashkëngjitur kërkesës duhet të dorëzojnë edhe kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën: gusht, shtator, tetor, të vitit 2021 dhe 2022.
Vendimi i qeverisë erdhi pas mos arritjes së disbursimit të plotë të fondit të vendosur në dispozicion në paketën e parë. Sipas qeverisë, vetëm 60% e fondit arriti të tëhiqej nga operatorët, për shkak të mungesës së dokumenteve të kërkuar.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Qeveria shqiptare tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kw. Shiu 'shpëton' familjet shqiptare nga shtrenjtimi i faturës
Qeveria shqiptare është tërhequr nga aplikimi i vendimit për të tarifuar me çmim real ata që konsumojmë më shumë se 800 kilovatë energji elektrike në muaj.......

“Fanboy” i Elon Musk futet në listën e Forbes - Ngritja e “Teslanaires”, Leo KoGuan nga Singapori, aksionerit të tretë në Tesla!
Ai e deklaron veten fans të Elon Musk dhe përdor termin “fanboy”. Themeluesi i SHI International, Leo KoGuan nga Singapori u rendit i 112-ti në listen e më të......

Zbulohen monedhat e reja me portretin e Charles - Fillimisht, imazhi i mbretit do shfaqet në monedhën 50 pens dhe atë përkujtimore 5 paund
Zbulohen monedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e Mbretit Charles III. Fillimisht, imazhi i Mbretit do të shfaqet vetëm në monedhën 50 pens, e......

Pse mbretëresha e Danimarkës u ka hequr titujt mbretërorë nipërve?!
Mbretëresha e Danimarkës ka hequr disa tituj mbretërorë nga katër nipërit e saj, në një veprim të kritikuar nga djali i saj më i vogël. Mbretëresha Margrethe......

Nafta, fitimet e para javore në 5 javët e fundit - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga mundësitë që OPEC të ulë prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi fitimeve të një dite më parë, por pritet të publikojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit.......

Bursat europiane, me volum të ulët tregtar - Investitorët bëjnë bilancin në fund të tremujorit të tretë të vitit
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po e cilësojnë një sesion pauzë për shkak se është dita e fundit e......

Euro dhe Paundi rikuperojnë humbjet - Banka e Anglisë vijon blerjen e obligacioneve, BQE do të rrisë interesat
Euro dhe paundi britanik kanë vijuar rimëkëmbjet edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, duke e rrëzuar indeksin që mat ecurinë e dollarit amerikan në nivelin......

Protesta masive në Francë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve!
Protestat masive të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat. Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë......