Bota Postuar më 19 Tetor 2023, 15:20

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Në fokus, luhatja e yield-it të obligacioneve dhe fjalimi i Powell

Nga SCAN TV
Tregu monetar, i qëndrueshëm - Në fokus, luhatja e yield-it

Dollari amerikan po ndryshon minimalisht, gjatë  sesionit të sotëm, por një ditë më parë tregjet janë përfshirë nga paqëndrueshmëria, për shkak të rritjes së yield-it të obligacioneve 10-vjeçare amerikane pranë 5%, niveli më i lartë që nga viti 2007. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fjalimin e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 106.6, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.3%. Paundi, që tradicionalisht është më i ekspozuar ndaj luhatjeve globale, ra me rreth 0.2% dhe po tregtohet në mbi 1.21 dollarë.

Powell do të marrë pjesë në një diskutim mbi perspektivën e ekonomisë në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, disa ditë përpara heshtjes, që e paraprin takimit të Komitetit Federal të Tregut të Hapur për përcaktimin e normave më 31 tetor dhe 1 nëntor. Më herët, politikëbërësit e FED janë shprehur për t’i mbajtur të pandryshuara normat e interesit, por pasiguria për atë që do të ndodhë më pas është e lartë. Edhe politikëbërës të vendeve të tjera përballen me dilema. Japonia po lufton me një jen të dobët dhe një ndër politikanët kryesorë deklaroi se, do të ishte më mirë nëse nuk do të duhej të ndërhynin për të stabilizuar monedhën vendase.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat