Konfliktet e reja tregtare - Vendet dhe kompanitë që po përfitojnë

Fundi i globalizimit të papenguar është negativ për ekonominë globale. Pandemia dhe luftërat ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare, ndërsa tensionet e përshkallëzuara gjeopolitike po sjellin tarifa të reja dhe politika industriale proteksioniste. Në përgjithësi, procesi i de-globalizimit do t'i bëjë ekonomitë më pak efikase. Por ka edhe disa vende, disa mallra dhe punëtorë të caktuar të industrisë që do të përfitojnë.
Epoka e globalizimit solli fitime të mëdha. Gjatë shtatë dekadave të fundit, ekonomia globale është rritur 14-fish, e nxitur nga tregtia ndërkombëtare, e cila është bërë 45 herë më e madhe, sipas Organizatës Botërore të Tregtisë.
Megjithatë, në 15 vitet e fundit, ky proces është ngadalësuar. Tregtia ndërkombëtare, si përqindje e PBB-së, arriti kulmin në 61% në 2008 - ën. Korriku regjistroi rënien më të madhe mujore në gati tre vjet.
Dhe ndërsa ndryshimi tregtar filloi me recesionin që pasoi krizën financiare globale të vitit 2008, faktorë të tjerë po krijojnë pengesa të reja.
Faktori i parë janë tensionet gjeopolitike midis SHBA-së dhe Kinës, me luftën tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit, e cila filloi në vitin 2018, duke e përkeqësuar problemin.
Shqetësimi i qeverive për varësinë e tyre të lartë nga furnizimet e importuara çon gjithashtu në politika të reja industriale kombëtare, si Akti i Reduktimit të Inflacionit dhe Akti CHIPS dhe Shkencës i SHBA-së, subvencionet për prodhimin e automjeteve elektrike në Kinë.
Në nivel vendi, ndërkohë që roli i Kinës në importet amerikane është reduktuar, të tjerët kanë arritur të fitojnë një prani më të madhe në zinxhirin e prodhimit. Veçanërisht, pjesa e Vietnamit në importet amerikane u dyfishua në 4% nga 2017 në 2022 - shin. Tajvani dhe Meksika kanë përfituar gjithashtu nga gatishmëria e SHBA-së për të marrë më shumë mallra nga vendet me të cilat kanë afërsi gjeografike ose politike.
Riformësimi i zinxhirit të furnizimit global mund të rrisë çmimet e energjisë, metaleve dhe lëndëve të para. Ndërsa kompanitë dhe vendet zgjedhin furnizuesit bazuar në afërsinë gjeografike dhe politike, në vend të çmimit, vendet prodhuese të mallrave në Amerikën Latine – kryesisht Meksika, Kili dhe Brazili – mund të përfitojnë. Analistët vlerësojnë se de-globalizimi, i kombinuar me investimet kundër ndryshimeve klimatike, do të shkaktojë një super-cikël të ri, me rritjen e çmimeve të shumë mallrave në terma afatgjatë.
Kompanitë në industritë nën mbikëqyrjen e qeverisë - dhe punëtorët e tyre - do të përfitojnë. Numri i fabrikave të gjysmëpërçuesve në SHBA u rrit me vetëm 0.5% në vit nga viti 2012 në 2017, ndërsa punësimi në to ra me 0.4%.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, numri i fabrikave të çipave u rrit me 2.9% në vit, ndërsa punësimi pa një rritje korresponduese prej 1.9%. Në përgjithësi, megjithatë, një ekonomi globale më e fragmentuar do të lërë shumë kompani dhe shumë konsumatorë në gjendje më të keqe.
Dorina Kutaj / SCAN
Sondazh

Kredia e marrë nga të huajt në Shqipëri, nivele rekord / 6-mujori, jorezidentët morën hua nga bankat rreth 300 milionë euro
Viti 2023 ka shënuar një bum të vërtetë të të huajve që kanë marrë kredi bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë raporton se stoku i kredisë për subjektet......

Kursim nga ndriçimi publik LED - Masterplan për 5 qytete, redukton ndjeshëm faturat e energjisë për bashkitë
Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të hartojë masterplanin për ndriçim publik eficient në 5 qytete të vendit, duke synuar reduktimin e faturave të......

Biznesi i “rikthen sytë” në tregjet e huaja për lëndët e para - Ndryshon tendenca e diktuar nga Pandemia e më pas konflikti në Ukrainë
Ndërsa veçanërisht periudha e Pandemië e më tej konflikti në Ukrainë, i nxiti bizneset shqiptare të hidhin sytë nga tregu i brendshëm për të siguruar lëndë të......

Nokia shkurton 14 mijë vende pune - Rënie rekord të fitimeve, sidomos në Amerikën e Veriut
Nokia konfirmoi shkurtimin e 14 mijë vende pune në kuadër të planit për uljen e kostove pas rënies së të ardhurave të regjistruar në tremujorin e......

Të plakemi në Holandë! - Vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë
Holanda regjistroi sistemin më të mirë të pensioneve në botë në vitin 2023, sipas hulumtimit të kompanisë amerikane Mercer. Vlera e Indeksit Global të......

“Çmimet rrezikojnë ekonominë e Shqipërisë” - Banka Botërore liston pasojat në jetën e qytetarëve
Rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të......

Turizmi “thyen” pritshmëritë edhe në Gusht - Një turist qëndroi mesatarisht tre netë në strukturat akomoduese
Sipas INSTAT, shifrat tregojnë se gjatë muajit Gusht 2023, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar kështu rritje me 64.4%, krahasuar me......

Vendet që taksojnë turistët - Ku duhet të paguajmë për të hyrë?
Si një zgjidhje efektive në luftën kundër turizmit masiv, vendet dhe qytetet e botës filluan të rrisin çmimin e taksës turistike, ndërkohë që shumë vende e......