Nokia shkurton 14 mijë vende pune - Rënie rekord të fitimeve, sidomos në Amerikën e Veriut

Nokia konfirmoi shkurtimin e 14 mijë vende pune në kuadër të planit për uljen e kostove pas rënies së të ardhurave të regjistruar në tremujorin e tretë.
Gjigandi finlandez i telekomunikacionit tha se do të reduktojë bazën e tij të kostos dhe do të rrisë efikasitetin e operimit për tu përballur më mirë me mjedisin sfidues të tregut. Objektivi mbetet ulja e bazës së kostos bruto nga viti 2023 me 800 milionë euro dhe 1.2 miliardë euro deri në fund të 2026-ës.
Kjo do të zvogëlojë numrin e të punësuarve aktualisht nga 86 mijë deri në 72 mijë. Pushimet masive nga pune po ndërmerren pasi Nokia raportoi se shitjet neto të tremujorit të tretë ranë 20% nga viti në vit në 4.98 miliardë euro. Fitimi gjatë kësaj periudhe ra me 69% nga viti në vit në 133 milionë euro.
Një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, Nokia është përballur me situata jo pozitive për shkak të ngadalësimit të ekonomisë globale por dhe nga reduktimet e shpenzimeve të infrastrukturës të bëra nga operatorët celularë.
Shitjet nga njësia më e madhe e Nokia-s sipas të ardhurave, biznesi i saj i rrjeteve celulare, ranë 24% në bazë vjetore në 2.16 miliardë euro, me fitimin operativ për divizionin që u tkurr 64%.
Nokia tha se kjo ishte shkaktuar kryesisht nga rënia e shitjeve në Amerikën e Veriut. Kompania gjithashtu i përshkroi vëllimet e shitjeve në Indi si të moderuara.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Të plakemi në Holandë! - Vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë
Holanda regjistroi sistemin më të mirë të pensioneve në botë në vitin 2023, sipas hulumtimit të kompanisë amerikane Mercer. Vlera e Indeksit Global të......

“Çmimet rrezikojnë ekonominë e Shqipërisë” - Banka Botërore liston pasojat në jetën e qytetarëve
Rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të......

Turizmi “thyen” pritshmëritë edhe në Gusht - Një turist qëndroi mesatarisht tre netë në strukturat akomoduese
Sipas INSTAT, shifrat tregojnë se gjatë muajit Gusht 2023, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar kështu rritje me 64.4%, krahasuar me......

Vendet që taksojnë turistët - Ku duhet të paguajmë për të hyrë?
Si një zgjidhje efektive në luftën kundër turizmit masiv, vendet dhe qytetet e botës filluan të rrisin çmimin e taksës turistike, ndërkohë që shumë vende e......

Nafta zbret poshtë 90 USD - SHBA lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës
Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, duke rënë me mbi 1.5%, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës,......

Coinbase zgjedh Irlandën si qendrën kryesore - BE ka gati rregulloren “MiCA” për tregun e kriptomonedhave
Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Coinbase ka zgjedhur Irlandën si qendrën e saj kryesore operative dhe rregullatore në Bashkimin Europian, tha kompania......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ndikohen nga fitimet e korporatave dhe nga të dhënat ekonomike
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po llogarisin ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, humori i......

Cili vend ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë dhe çfarë lidhje ka AI me të?
Një analizë e re, duke renditur 47 sisteme pensionesh në të gjithë botën, ka hedhur dritë mbi ndikimin në rritje të Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet......