Vendet që taksojnë turistët - Ku duhet të paguajmë për të hyrë?

Si një zgjidhje efektive në luftën kundër turizmit masiv, vendet dhe qytetet e botës filluan të rrisin çmimin e taksës turistike, ndërkohë që shumë vende e vendosën atë për herë të parë.
Pas pandemisë së koronavirusit, turizmi është rikthyer në ritëm të plotë dhe në shumë destinacione arrin të njëjtin nivel ose më të lartë, krahasuar me atë para fillimit të pandemisë. Megjithatë, ekziston një problem i turizmit të tepruar në shumë destinacione të njohura botërore.
Zgjidhja shfaqet në formën e mbledhjes së taksave turistike, pra rritjes së tyre, ndërsa disa luftojnë duke kufizuar numrin e vizitorëve. Taksat turistike nuk janë të reja, ato kanë ekzistuar më parë në shumë destinacione, kryesisht të përfshira ose në çmimin e akomodimit ose në çmimin e biletës së avionit.
Por disa qytete kanë vendosur të rrisin dhe taksat ekzistuese, si për shembull Barcelona. Në qytetin spanjoll, taksa komunale është rritur në 2.75 euro, për faktin se duke filluar nga viti 2012, turistët janë të detyruar të paguajnë edhe taksën turistike rajonale, edhe atë shtesë për të gjithë qytetin.
Kjo tarifë duhet të jetë 3.25 euro duke filluar nga data 1 prill 2024 dhe vlen për të gjithë turistët që qëndrojnë në “akomodim turistik zyrtar”. Të gjitha paratë e mbledhura nga pagesa e taksës turistike përdoren për infrastrukturën e qytetit.
Valencia njofton gjithashtu vendosjen e një takse turistike, e cila duhet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Tarifa do të jetë 2.5 euro për një natë, e cila varet nga lloji i akomodimit dhe është e vlefshme për një qëndrim deri në shtatë netë. Parashikohet që të ardhurat nga taksitë të synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit të turizmit në të gjithë rajonin.
Edhe pse ishte menduar të hynte në fuqi vitin e kaluar, taksa e turizmit në Tajlandë pritet të zbatohet deri në fund të këtij viti. Të ardhurat nga taksat turistike në shumën prej rreth tetë eurosh duhet të përdoren për "kujdesin ndaj turistëve".
Më së shumti vonesa me aplikimin e taksës turistike ka pasur në Venecia dhe sipas njoftimeve të fundit aplikimi duhet të nisë në fillim të verës së vitit të ardhshëm. Sa i përket vjeljes së taksës turistike për hyrjen në BE, është bërë e ditur se ajo do të fillojë në vitin 2024 dhe do të arrijë në shtatë euro.
Taksa turistike aplikohet tashmë në vende të caktuara, si Greqia, Bullgaria dhe Austria. Gjithashtu, turistët paguajnë taksa në Belgjikë, Kroaci dhe shumë ishuj të Karaibeve.
Ajo që është interesante të përmendet është se në Mbretërinë e Butanit taksa turistike është rreth 228 euro për person në ditë gjatë sezonit, ndërsa në periudha të tjera është pak më e ulët.
Dorina Kurtaj / SCAN

Nafta zbret poshtë 90 USD - SHBA lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës
Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, duke rënë me mbi 1.5%, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës,......

Coinbase zgjedh Irlandën si qendrën kryesore - BE ka gati rregulloren “MiCA” për tregun e kriptomonedhave
Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Coinbase ka zgjedhur Irlandën si qendrën e saj kryesore operative dhe rregullatore në Bashkimin Europian, tha kompania......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ndikohen nga fitimet e korporatave dhe nga të dhënat ekonomike
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po llogarisin ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, humori i......

Cili vend ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë dhe çfarë lidhje ka AI me të?
Një analizë e re, duke renditur 47 sisteme pensionesh në të gjithë botën, ka hedhur dritë mbi ndikimin në rritje të Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet......

Siguria ushqimore- AKU asgjëson rreth 35 mijë kg produkte, kthen në vendin e origjinë dy ngarkesa si dhe vendos 9 masa administrative gjobë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar raportin e javës 9-15 tetor ku ka bërë me dije se ka kryer në shkallë vendi......

BE bën thirrje për rregulla më të ashpra për pezullimin e vizave për të adresuar rreziqet e sigurisë
Komisioni Evropian ka propozuar mprehjen e rregullave të pezullimit të vizave për të trajtuar "abuzimin" e udhëtimit pa viza në Evropë. Rregullat e......

1.8 miliardë lekë për bujqësinë – Denaj: Mbështetje për skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare, bëri të ditur se, në Aktin Normativ për ndryshimet në......

Ndryshimet në buxhetin 2023 – Balla: Parashikohet mbështetje me 700 milionë lekë për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare është shprehur se, duhet një mbështetje dhe më e madhe për rritjen e......