Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2023, 11:12

Siguria ushqimore- AKU asgjëson rreth 35 mijë kg produkte, kthen në vendin e origjinë dy ngarkesa si dhe vendos 9 masa administrative gjobë

Nga SCAN TV

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar raportin e javës 9-15 tetor ku ka bërë me dije se ka kryer në shkallë vendi mbi 2138 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare ushqimore, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Sipas AKU-së, janë kryer 1402 inspektime në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 429 mostra për analiza laboratorike.

Nga kontrollet e kryera, janë asgjësuar 35538 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë bllokuar 93 kg dhe 3.5 litra produkte të tjera për mungesë dokumentacioni.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 9 masa administrative gjobë në vlerën 950 mijë lekë, si dhe ka dhënë 104 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara.

Gjithashtu AKU ka marrë 2 masa administrative për kthim të produktit në vendin e origjinës. Konkretisht, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, AKU ka kthyer 3.6 kg produkte ushqimore referuar njoftimit të ardhur nga sistemit RAFFS dhe në portin e Durrësit ka kthyer një ngarkesë me 5272 kg prodhime deti, për arsye të prishjes së zinxhirit ftohës.

AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se vijon intensifikimi i kontrolleve në shkallë vendi në të gjitha subjektet tregtare ushqimore, magazina apo njësi të shërbimit ushqimor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 28 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 28 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......