Rriten kreditë me probleme për mikrofinancën, 14.9% - Megjithatë bilanci financiar, pozitiv. Thuajse 30 milionë euro për gjashtëmujorin

Në të kundërt të sektorit bankar, i cili përtej pritshmërive nuk ka shënuar rritje domethënëse të kredive me probleme, e kundërta ka ndodhur këtë vit me institucionet financiare jobanka, apo siç i njohim në terminologjinë e përditëshme shoqëritë e mikrofinancës. Banka e Shqipërisë raporton se cilësia e kredisë së këtij sektori shënoi përkeqësim në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave zyrtare të saj, kredia me probleme u ngjit në 14.9% të totalit për gjysmën e parë të këtij viti. Rritja është me e madhe se 1.5% përqindje krahasuar me vitin e shkuar, kur raporti i kredive me probleme për këtë sektor ishte 13.2% Gjithësesi, Banka e Shqipërisë nënvizon se ato patën një rezultat pozitiv financiar në masën 3 miliardë lekë, thuajse 30 milionë euro, në rritje me 0.5 miliardë lekë ndaj nivelit të një viti më parë.
Institucionet financiare jobanka raportuan zgjerim të aktivitetit, rritje të fitimit dhe nivel të mirë të kapitalizimit. Aktiviteti kryesor i tyre është ai kreditues (41%), ndjekur nga pagesat dhe transfertat (19%). Sektori i aktiviteteve të tjera të shërbimit dhe ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë janë sektorët më të financuar nga IFJB-të (me nga rreth 20% të totalit të stokut për bizneset), ndjekur nga ndërtimi (11%). Kredia dhënë individëve zë 54% të totalit të kredisë dhe 46% i takon bizneseve. Cilësia e kredisë shënoi rënie gjatë periudhës, ku RKP u ngjit në nivelin 14.9%. Rreth 81% e kapitalit të paguar të institucioneve jobanka është kapital vendas.
Struktura e sektorit jobankar për këtë vit vijon të dominohet nga institucionet financiare jobanka që mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë, të ndjekura nga fondet e investimit dhe shoqëritë e sigurimit që licencohen dhe mbikëqyren nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Përveç këtyre dy segmenteve, në sistemin financiar vendas veprojnë edhe shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) dhe fondet e pensionit, që mbikëqyren përkatësisht nga Banka e Shqipërisë dhe AMF. Aktualisht, në tregun financiar operojnë 38 IFJB, 16 SHKK dhe një Union, 12 shoqëri sigurimi, 15 fonde investimi dhe 6 fonde pensioni.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Kaskada e Devollit, miratohet shtesa e kontratës - Koncesioni, zv.ministrja: Investimi i mundshëm vlerësohet në 900 mln euro
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar shtesën e katërt të kontratës koncesionare për optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll dhe......

Çmimet në Shqipëri barazohen me BE-në - Inflacioni sipas Eurostat, 4.9% në shtator. Ushqimet udhëheqin rritjen
Ndërkohë që norma e inflacionit regjistroi rritje për muajin shtator, të dhënat sa i përket rritjes së çmimeve tregojnë së edhe inflacioni sipas mestodës së......

Shqipëria, e treta por nga fundi! - Vetëm 64.7% e ndërmarrjeve kanë vënë në praktikë masat e sigurisë në teknologji
Teknologjia po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe padyshim që po sjell sfida të reja në këtë drejtim. Shumë ndërmarrje po kryejnë aktivitetet e tyre......

Bonot 12-mujore, në nivele minimale - Interesi këtë javë, 3.11%. Me rënie të lehtë nga 3.15% në anakandin e mëparshëm
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Ato u......

Nafta ngjitet pranë 93 USD për fuçi - Investitorët, të shqetësuar për përhapjen e konfliktit mes Izralit dhe Hamasit
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 3%, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Një sulm në një spital në Gaza......

Kërkesa për asete të sigurta rrit arin - Sulmi në një spital në Gaza shton shqetësimet për zgjerimin e konfliktit
Ari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 1 muaj, për shkak se sulmet vdekjeprurëse në një spital në Gaza......

Sesion i qetë për bursat europiane - Investitorët presin fitimet e korporatave, fokusi në Lindjen e Mesme
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet e korporatave, zhvillimet në Lindjen e......

“X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj - Modeli i abonimit do të shërbejë për të luftuar “bots” dhe “spammers”
Rrjeti social X, që u ble rreth një vit më parë nga Elon Musk, ka thënë se po teston një model të ri abonimi, sipas të cilit përdoruesit e rinj do të paguajnë......