Bonot 12-mujore, në nivele minimale - Interesi këtë javë, 3.11%. Me rënie të lehtë nga 3.15% në anakandin e mëparshëm
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Ato u shitën këtë javë me yieldin mesatar të ponderuar 3.11%, me renie minimale nga 3.15% që sishte shënuar në anaknadin e mëparshëm. Yieldet luhaten në këto vlera fare pranë kufirit të normës bazë të interesit që prej periudhës së verës, kur madje arritën edhe vlerën më të ulët prej 3.09%. Për të kuptuar sa e fortë është rënia, kujtojmë se në ankandet parë të janarit të vitit 2023, bonot me afat maturimi 12 mujor regjistruan një yield prej 5.34%. Ato arritën kulmin gjatë nëntorit të vitit 2023, me normë interesi 5.8%.
Shuma e shpallur nga Ministria e Financave në ankandin e kësaj jave ishte 10 miliardë lekë, ndërkohë përsëri ka pasur interes të lartë për të investuar në këtë instrument. Shuma e vënë në dispozicion nga të interesuarit për të blerë bono thesari ishte mbi 13.4 miliardë, duke konfirmuar interesit e lartë që kanë si institucionet ashtu edhe individët për këtë formë investimi.
Ndërkaq, rënia e yield-eve ka qenë e përgjithshme, për të gjitha llojet e maturitete, ndonëse më e dalluar tek yield-i 12-mujor. Me vonesa kohore normale, ajo është përcjellë më pas dhe tek maturitetet afatgjata.
Më specifikisht, bonot me afat maturimi tremujor janë ato që kanë shënuar rënien më të lehtë, nga 3.3% në janar të këtij viti, në 3% maj, ndërkohë që duhet theksuar se nuk ka pasur emetime të këtij instrumenti për periudhën qershor-korrik. Shumë më e fortë është rënia e bonove 6 mujore, yieldi i të cilave nga 4.57% në janar të këtij viti, ka rënë në 3.18% në qershor, duke humbur 30% të vlerës. Ndërkohë që në ecurinë e yieodeve të bonove të thesarit për këtë vit nuk mund të lihet pa përmendur një episod i shënuar gjatë ankandit të fundit të bonove me afat maturimi tre mujor. E gjithë shumë në dispozicion u ble nga një ofertues i vetëm, me norme interesi 1.5%, e cila u konsiderua si ngjarje e pazakontë nga njohësit e këtij tregu.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Nafta ngjitet pranë 93 USD për fuçi - Investitorët, të shqetësuar për përhapjen e konfliktit mes Izralit dhe Hamasit
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 3%, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Një sulm në një spital në Gaza......

Kërkesa për asete të sigurta rrit arin - Sulmi në një spital në Gaza shton shqetësimet për zgjerimin e konfliktit
Ari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 1 muaj, për shkak se sulmet vdekjeprurëse në një spital në Gaza......

Sesion i qetë për bursat europiane - Investitorët presin fitimet e korporatave, fokusi në Lindjen e Mesme
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet e korporatave, zhvillimet në Lindjen e......

“X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj - Modeli i abonimit do të shërbejë për të luftuar “bots” dhe “spammers”
Rrjeti social X, që u ble rreth një vit më parë nga Elon Musk, ka thënë se po teston një model të ri abonimi, sipas të cilit përdoruesit e rinj do të paguajnë......

Kosova do të mbajë ankandin e parë të energjisë së erës në vitin 2024
Pas ankandit aktual pilot për energjinë diellore, Kosova po planifikon të zhvillojë një proces tenderimi konkurrues në vitin 2024 për 150 MW energji të erës, i......

Procesi i Berlinit hap rrugën që Ballkani Perëndimor të ketë akses në 1.5 miliardë euro për veprimin ndaj klimës, burimet e rinovueshme
Në takimin e nismës së Procesit të Berlinit në Tiranë, Bashkimi Evropian njoftoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një paketë......

Vendimet e Qeverisë: Mete: Rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë me synim përshpejtimin e projekteve dhe nxitjen e rritjes ekonomike
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.5 miliardë lekë planin e të ardhurave të parashikuara. Ministri i......

Arrihet marrëveshja për reformën e tregut të energjisë - Bisedimet u shtynë për shkak të mosmarrëveshjes franko-gjermane
Ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian arritën një marrëveshje të përkohshme për reformimin e tregut të energjisë elektrike të bllokut, duke thyer një......