Bota Postuar më 18 Tetor 2023, 14:50

Kërkesa për asete të sigurta rrit arin - Sulmi në një spital në Gaza shton shqetësimet për zgjerimin e konfliktit

Nga SCAN TV
Kërkesa për asete të sigurta rrit arin - Sulmi në një

Ari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 1 muaj, për shkak se sulmet vdekjeprurëse në një spital në Gaza kanë shtuar mundësitë që konflikti të përfshijë edhe të tjera vende. Për këtë arsye, kërkesa e investitorëve për asete me risk vijon të jetë e lartë. Kontrata spot për arin po tregtohet në rreth 1940 dollarë për onz, ndërsa kontratat “futurës” po tregtohen në mbi 1955 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga 20 shtatori.

Argjendi po tregtohet në mbi 23 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 900 dollarë për onz. Ari ka përfituar nga një kombinim i primit të rrezikut gjeopolitik, mbi frikën e një konflikti të zgjatur, tejkalimin e niveleve kryesore teknike dhe rreziqeve të stagflacionit për shkak të çmimeve të larta të naftës. Me qindra persona u vranë në një shpërthim në një spital të qytetit të Gazës të martën, thanë zyrtarët palestinezë, duke ndezur protesta në Bregun Perëndimor dhe në të vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, ari është rritur me rreth 120 dollarë, pavarësisht të dhënave pozitive ekonomike në SHBA, që kanë shtuar mundësitë e rritjes së normës bazë të interesit nga FED. Investitorët po presin tashmë edhe fjalimin e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për të mësuar ndonjë detaj në lidhje me normat e interesit. Ari gjeti një mbështetje edhe nga të dhënat e publikuara në Kinë, ku rezultoi se u rrit me një hap më të shpejtë se parashikimet e analistëve në tremujorin e tretë të vitit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat