Investitorët e kriptove, në gjendje alarmi - Nis zbatimi i rregullave të reja dhe më të ashpra për tregun

Autoriteti Europian i Letrave me Vlerë dhe Tregje – ESMA, ka bërë një paralajmërim të ashpër për investitorët e kriptove. Pavarësisht aplikimit më të fundit të rregullave të tregut të kriptoaseteve të BE-së, zbatimi i plotë nuk do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2024.
Mbikëqyrësi i BE-së, ESMA këshillon investitorët të marrin në konsideratë rreziqet e larta që lidhen me kriptovalutat dhe u kërkon rregullatorëve të BE-së të ndërmarrin veprime të shpejta. Ky lajm vjen në një kohë që rregullatorët në mbarë botën përballen me tregun e paqëndrueshëm të kriptove dhe incidentet e fundit si kolapsi i platformës së shkëmbimit FTX.
Bashkimi Europian bëri histori duke miratuar rregullore gjithëpërfshirëse për kriptoasetet, të cilat hynë në fuqi në qershor.
Njoftimi i fundit thekson se investitorët duhet të jenë të vetëdijshëm se, edhe me rregullat e reja, asnjë kriptoaset nuk mund të konsiderohet 'i sigurtë'. Veçanërisht, ESMA thekson natyrën me rrezik të lartë të kriptomonedhave, e cila mbart potencialin për humbje financiare.
Ndërkohë, paralajmërimi i ESMA ngre gjithashtu shqetësime për periudhën tranzitore 18-mujore gjatë së cilës disa firma kripto mund të operojnë pa licencë të BE-së. Kjo do të thotë që klientët mund të mos kenë mbrojtje të plotë deri në korrik 2026.
Paralajmërimi i fundit nga mbikëqyrësi i BE-së ka shkaktuar spekulime në treg. Ndërsa firmat e kriptos nga vendet jo-BE mund t'u shërbejnë klientëve të BE-së në kushte strikte, ESMA sqaron se kjo duhet parë si një përjashtim, jo një zbrazëti për të anashkaluar rregulloret.
Nga ana tjetër, ESMA po u kërkon gjithashtu kompanive të kriptove që të përgatiten për rregullat e ardhshme të, duke shmangur çdo mbështetje në një fazë të gjatë kalimtare. Kuadri i ri rregullator, i miratuar në fillim të këtij viti, do t'u kërkojë firmave të aseteve dixhitale që ofrojnë shërbime në BE të regjistrohen tek rregullatorët vendas.
Edhe pse është vendosur të jetë në fuqi deri në janar 2025, periudha kalimtare 18-mujore mund të zgjasë zbatimin de-facto deri në mesin e vitit 2026.
ESMA parashikon që shumë firma të kriptove që tashmë u shërbejnë klientëve të BE-së do të shfrytëzojnë këtë periudhë tranzitore, duke ngritur shqetësime për arbitrazhin e mundshëm rregullator. Deri në zbatimin e plotë, konsumatorët paralajmërohen që rregullat ekzistuese lokale të mbeten në fuqi, duke i lënë investimet e tyre në kripto të pambrojtura.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zjarret i kushtojnë SHBA mbi 900 miliardë USD në vit - Humbja më e madhe është në pasuritë e paluajtshme
Zjarret i kushtojnë ekonomisë amerikane nga 394 miliardë deri në 893 miliardë dollarë çdo vit, sipas një raporti të ri nga Demokratët e Komitetit të Përbashkët......

Turqia rrit shpenzimet për mbrojtjen - 150% më shumë fonde për vitin 2024
Turqia do të ketë në dispozicion më shumë se 40 miliardë dollarë për buxhetin e mbrojtjes në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 150% nga buxheti i këtij......

Konferenca Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”
Gjatë zhvillimit të Konferencës Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”, ku të pranishëm kanë qënë......

Targat e përzgjedhura dhe të personalizuara – DPSHTRR: Rreth 144 milion lekë kanë ardhur nga shërbimi risi
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi targat e ofruara për periudhën Janar - Shtator 2023. Sipas të dhënave të publikuara......

4-fishohen eksportet drejtë Mbretërisë së Bashkuar – Shënojnë rreth 6 miliard lekë gjatë 9-mujorit të këtij viti
Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar shënuan rritje me gati 4 herë gjatë 9-mujorit të këtij viti. Referuar raportit të tregtisë së jashtme të......

Eksperti i ekonomisë në Scan Live: Pse e la Vuçiç samitin në Tiranë për forumin e “Rrugës së Mëndafshit"në Kinë?
Eksperti i ekonomisë, z. Leons Hasani foli në Scan Live për mungesën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në samitin e procesit të Berlinit, edhe pse më......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - SHBA mund të lehtësojë sanksionet ndaj Venezuelës
Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 90 dollarëve, në sesionin e sotëm, ndërsa humbi rreth 1 dollar të hënën, pas lajmeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës......

Dollari dobësohet lehtë - Investitorët presin fjalimin e kreut të FED, Jerome Powell
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te zhvillimet në Lindjen e Mesme, ndërsa po presin edhe......