Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2023, 16:37

Eksperti i ekonomisë në Scan Live: Pse e la Vuçiç samitin në Tiranë për forumin e “Rrugës së Mëndafshit"në Kinë?

Nga SCAN TV
Eksperti i ekonomisë në Scan Live: Pse e la Vuçiç

Eksperti i ekonomisë, z. Leons Hasani foli në Scan Live për mungesën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në samitin e procesit të Berlinit, edhe pse më herët kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

“Ironi fati ose rastësi, sepse në Shqipëri mbahet samiti i procesit të Berlinit, ndërkohë Serbia zgjedh të shkojë në një projekt kinez, siç është ai i Rrugës së Mëndafshit, apo Një brez – Një rrugë, ku Kina synon të shtrijë infrastrukturën e vet në të gjitha vendet në zhvillim, por edhe vendet e zhvilluara, për të pasur ndikimin e saj gjeopolitik, por edhe ekonomik. Ndaj, orientimi drejt lindjes i Serbisë tregon qartë jo vetëm orientimin e saj politik, por edhe ekonomik në të ardhmen” theksoi z. Hasani.

Eksperti i ekonomisë analizoi projektin e Rrugës së Mëndafshit, si një strategji gjeopolitike të Kinës, duke sjellë shembullin e  Italisë, vendin e vetëm të G-7 që iu bashkua nismës në vitin 2019, e ndërsa tani po përgatitet ta “braktisë”.

“Mos të harrojmë që kemi porte të rëndësishme në Itali, Greqi, Sri Lanka, apo dhe në vende të tjera që menaxhohen sot nga Kina, e cila bën politikat portuale; tarifat, kuotat që këto porte duhet të aplikojnë” shtoi z. Hasani.

NDIQ KËTU:

https://youtu.be/y_u2jIa8J8w?si=nlD0p_ctcTDh0xXC

Lexo edhe:

https://scantv.al/italia-largohet-nga-rruga-e-mendafshit-kryeministrja-meloni-pergatit-braktisjen-e-nismes-kineze/

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat