Bitcoin rritet përkohësisht me 10% - BlackRock mohon lajmin se ka marrë miratimin e aplikacionit “iShares”

Bitcoin po tregtohet në mbi 28, mijë dollarë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë pati luhatje të mëdha për shkak të lajmeve spekulative. Fillimisht u raportua se BlackRock kishte marrë miratimin nga rregullatorët në SHBA për një aplikacion të nivelit të lartë, i cili do të përdoret për investime në kriptomonedha.
Por, ky lajm u përgënjeshtrua më pas nga kompania e manaxhimit të aseteve. Bitcoin, i njohur për paqëndrueshmërinë e tij, u rrit fillimisht me mbi 10% pranë 30 mijë dollarëve, ndërsa pas përgënjeshtrimit të lajmit zbriti menjëherë pranë 28 mijë dollarëve.
Coin Telegraph, kishte raportuar më herët se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime në SHBA kishte miratuar një aplikacion nga menaxheri kryesor i aseteve BlackRock, për një fond të tregtueshëm në bitcoin.
Por, më pas bitcoin ra ndjeshëm pasi një reporter i Fox Business shkroi në rrjetin social X se BlackRock e mohoi raportin. BlackRock më vonë konfirmoi për Reuters se “aplikacioni iShares Bitcoin ETP është ende nën shqyrtim nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime”. Edhe burime pranë Komisionit konfirmuan gjithashtu se aplikimi është ende në pritje.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, të kujdesshme - Investitorët presin fitimet e korporatave dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme
Tregjet europiane po karakterizohen nga një volum i ulët tregtar në sesionin e sotëm, për shkak se investitorët po presin fitimet tremujore të korporatave dhe......

Ari ngjitet pranë 1930 USD për onz - Mbështetet nga shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme
Ari po tregtohet ndjeshëm mbi nivelin e 1900 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Metali i verdhë po tregtohet në......

Qeveria amerikane ndërmerr hapa për të parandaluar shitjet e gjysmëpërçuesve në Kinë!
Administrata Biden po përpiqet të kundërshtojë përdorimin e çipave për aplikime ushtarake që përfshijnë zhvillimin e raketave hipersonike dhe AI. Qeveria......

Norma të larta interesi për një kohë më të gjatë - Ekonomistët dhe guvernatorët qendrorë e konfirmojë njëzëri
Ekonomistët dhe bankierët qendrorë duket se janë dakord për një gjë: normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë, duke turbulluar......

Miratohen 100 mln euro kredi për energjinë - Zv.ministrja: Do të përdoren për politika, jo për investime
100 mln euro është vlera totale e dy kredive, që do të shkojnë për përmbushjen e reformës në sektorin elektroenergjetik të nisur në vitin 2015. Komisioni......

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për monitorimin e zbatimit të kontratës
Mbikëqyrja dhe monitorimi i zbatimit të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të......

Franca, 600 milionë euro Shqipërisë deri në 2027 - Macron: Jeni ankoruar në Evropë! Rama, nuk na intereson data, por rrugëtimi
Në konferencën e përbashkët për mediat në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti francez Emmanuel Macron garantoi mbështetjen për Shqipërinë në......

Skemë subvencionimi për sigurimin bujqësor - Ministria e Bujqësisë po sheh mundësinë e rimbursimit të një pjese të faturës
Edhe pse ka vite që është hedhur në tryzën e diskutimit, sigurimi bujqësor në Shqipëri vijon të mbetet i pazhvilluar kjo edhe për shkak të kostove të larta.......