Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2023, 15:18

Miratohen 100 mln euro kredi për energjinë - Zv.ministrja: Do të përdoren për politika, jo për investime

Nga SCAN TV
Miratohen 100 mln euro kredi për energjinë - Zv.ministrja: Do të

100 mln euro është vlera totale e dy kredive, që do të shkojnë për përmbushjen e reformës në sektorin elektroenergjetik të nisur në vitin 2015. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar dy marrëveshjet e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim e KfW-së gjermane.

Gjatë diksutimeve në komision, u bë me dije se këto kredi nuk do të shkojnë për investime, por në mbështetje të politikave të sektorit.

 

Ndër të tjera, kreditë do të përdoret për krijimin e një tregu të organizuar, që nënkupton funksionim e bursës së energjisë, që aktualisht ndonëse ka nisur operimet nuk përfshin transaksionet kryesore të shit –blerjes së energjisë elektrike.

Po ashtu, huatë do të përdoren edhe për ndërmarrjn e politikave në drejtim të kategorisë së klientit në nevojë, që do i hapnin rrugë kompensimit të shpenzimeve për energji elektrike, nga familjet në vështirësi ekonomike. 2 kreditë janë pjesë e mbështetjes të buxhetit të shtetit me një total prej 250 milionë eurosh, e ndarë midis dy institucioneve financiare, ADF 100 milion euro dhe KfW 150 milion euro sipas një memorandumi mirëkuptimi të vitit 2018, për huatë për politikat e reformës.

Ola Mitre /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......