Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2023, 15:16

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për monitorimin e zbatimit të kontratës

Nga SCAN TV

Mbikëqyrja dhe monitorimi i zbatimit të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të kushtojnë rreth 68 mln lekë. Ministria e Infratsrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për kontraktimin e një inxhinieri të pavarur, që të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e koncesionit, pa përjashtim.

Sipas dokumenteve të tenderit, do të duhet që çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të sistemeve të cilësisë dhe auditimit të rezultateve. Kontrata e partneritetit publik privat (PPP) për portin e Triportit u miratua nga qeveria në maj të vitit të kaluar, ndërkohë që zbatimi i saj do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 59.29 mln euro, pa TVSH.

Kontrata ka një kohëzgjatje 10 - vjeçare, ndërsa referuar tabelës së pagesave nga Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë, disbursimi nga buxheti i shtetit do të nisë në vitin e 4 të kontratës, teksa çdo vit konsorciumit do t’i paguhet vlera prej 8.47 mln euro.

Porti i Integruar në Triport, Vlorë po ndërtohet në portin ekzistues të peshkimit të këtij qyteti që quhet “Triport”. Ai ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e brendshme ofronte kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit. Ndërkohë që, pjesa e jashtme ishte hapësirë e fituar pas ndërtimit të një dallgëthyesi.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit në këtë port do të transferohen nga Porti i Vlorës edhe dy shërbime të tjera të cilat janë: Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe automjeteve dhe transporti kombëtar e ndërkombëtar i mallrave.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......