Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2023, 12:10

Shqipëri-Francë, nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme

Nga SCAN TV
Shqipëri-Francë, nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në Tiranë.

Marrëveshjet u nënshkruan në praninë e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Edi Rama dhe shkojnë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve, pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.

Marrëveshja e parë është udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës.

Marrëveshja e dytë është memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD).

Marrëveshja e tretë është ajo e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara të Republikës Franceze.

Marrëveshja e katërt është deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat