Macron: Ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë - Kjo vizitë zyrtare, një formë riparimi!

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama. Macron u shpreh se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri për këtë vizitë zyrtare.
“Jam i lumtur që jam krah jush sot në një moment kaq të vështirë për Evropën tonë që i është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj me atë që po përjeton Ukraina për më tepër se 1 vit e gjysmë, me rikthimin e luftës në Kaukaz dhe fatkeqësisht rikthimin e terrorizimit në vendin tonë. Dhe këtu dua të përmend miqtë tanë belgë dhe suedezë, sepse ju thashë dje Brukseli u sulmua mbrëmë dhe 2 shtetas suedezë u prekën nga ky sulm terrorist. Pra, po mendoj tani për ta miqtë tanë belgë dhe suedezë në këtë moment”, u shpreh Macron.
“Po thoja që të jem në krahun tuaj sot do të thotë që shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tuaj dhe në rajon, sepse ishte një gabim i thellë që prej vitit 1912 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nuk kishte ardhur President i Republikës franceze, jo vetëm që t’ju vizitonte, por që të bënit një copë rrugë bashkë. Pra ishte momenti për ta bërë”, u shpreh Macron.
Macron theksoi se, “kjo vizitë zyrtare ishte një formë riparimi, një formë rregullimi i gabimit nëse mund ta shpreh. Gjithsesi është një formë riangazhimi dhe rishpikje e marrëdhënies tonë”.
SCAN
Sondazh

Kina po përpiqet të rivalizojë ChatGPT-4 të SHBA me Ernie 4.0!
Gjigandi kinez i teknologjisë Baidu zbuloi një version të ri të modelit të tij të inteligjencës artificiale (AI) të martën që pretendon se do të rivalizojë......

LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës në ekipet e tij të inxhinierisë dhe financave!
Disa kompani teknologjike kanë shkurtuar vendet e punës këtë vit mes pasigurisë ekonomike. LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës që arrijnë në 3 për......

Të zhvendosesh në Gjermani do të jetë më e lehtë në vitin 2024 sipas një skeme të re vizash!
Fazat e para të një ligji të ri që do ta bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga jashtë BE-së kalimin në Gjermani pritet të vijnë në nëntor. Qeveria......

Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët - BE zotohet të zbatojë objektivin deri në 90% brenda vitit 2040
Vendet e Bashkimit Europian mbështetën objektiva më të ashpra për sa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit për automjetet e mallrave të rënda, duke......

FMN “skanon” ekonominë e Kosovës - “Rritje ekonomike deri 4% këtë vit. Inflacioni do të vijojë të zbutet”
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), vizitoi së fundmi Prishtinën ku zhvilloi bisedime me autoritetet për për rishikimet e para të Marrëveshjes......

Pse bizneset duhet të mbrohen nga sulmet kibernetike?
Sulmet kibernetike paraqesin rreziqe të mëdha për bizneset, duke kërcënuar financat, të dhënat dhe reputacionin. Epoka dixhitale ka sjellë mundësi të......

Dobësohen Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë të martë pasi ën raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.7 lekë sipas kursit të......

Asnjë përjashtim nga mobilizimi për luftë - Izraeli, kombi i startup-eve rekruton edhe të rinjtë e kompanive teknologjike
Në një kohë që Izraeli përgatitet për një luftë që nuk e ka përjetuar në dekada, mobilizimi i forcave ushtarake është më i madhi në historinë e tij. Ky......