Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët - BE zotohet të zbatojë objektivin deri në 90% brenda vitit 2040

Vendet e Bashkimit Europian mbështetën objektiva më të ashpra për sa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit për automjetet e mallrave të rënda, duke kërkuar që kamionët e rinj të ulin emetimet e tyre me 90% deri në vitin 2040, por ata shtynë sërish në kohë objektivin e planifikuar për të pajisur qytetet vetëm me autobusë elektrikë.
Ministrat e klimës së vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të mbështesin një ligj të propozuar për këtë çështje, i cili gjithashtu do të kërkonte që kamionët e rinj të shitur në BE të kenë 45% më pak emetime dioksidi të karbonit deri në vitin 2030 dhe 65% deri në vitin 2035, krahasuar me nivelet e 2019-ës.
Ata shtynë gjithashtu deri në vitin 2035 një objektiv të propozuar që të gjithë autobusët e rinj të qytetit të kenë zero emetime dioksidi karboni, pasi vendet përfshirë Francën dhe Estoninë thanë se një afat kohor i 2030- ës i propozuar nga Komisioni Europian ishte jorealist.
Ligji i propozuar, për të cilin vendet e BE-së do të negociojnë me Parlamentin Europian, synon të nxisë investime për të reduktuar CO2 e sektorit të automjeteve të rënda dhe për të zgjeruar prodhimin e automjeteve elektrike, gjë që disa prodhues tashmë janë zotuar ta bëjnë.
‘Daimler Truck’, për shembull, është zotuar se kamionët e rinj të prodhuar do të jenë neutral ndaj dioksidit të karbonit nga viti 2039 në Europë, SHBA dhe Japoni. Shumica e kamionëve në Europë aktualisht punojnë me naftë.
Italia kërkoi më shumë hapësirë për automjetet me motorë me djegie që funksionojnë me lëndë djegëse me pak karbon, gjë që mund të kishte reduktuar potencialisht sasinë e kamionëve elektrikë që do të duhej të shesin prodhuesit për të përmbushur objektivin.
Vendet duke përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Portugalinë e kundërshtuan këtë lëvizje, e cila sipas tyre do të dobësonte objektivat e reduktimit të dioksidit të karbonit. Vendet ranë dakord të marrin në konsideratë idenë vetëm kur ligji të rishikohet në vitin 2028.
BE-ja ka miratuar tashmë një ligj që përcakton një afat deri në 2035 që automjetet e reja të mos emetojnë dioksid karboni. Ligjvënësit e BE ende nuk kanë rënë dakord për pozicionin e tyre negociues. Disa kanë thënë se diçka më pak se një shkurtim 100% deri në vitin 2040 do të thotë se kamionët me emetim dioksidi karboni do të jenë ende në rrugë në vitin 2050, duke kërcënuar qëllimin afatgjatë të BE-së për mbrojtjen e klimës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FMN “skanon” ekonominë e Kosovës - “Rritje ekonomike deri 4% këtë vit. Inflacioni do të vijojë të zbutet”
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), vizitoi së fundmi Prishtinën ku zhvilloi bisedime me autoritetet për për rishikimet e para të Marrëveshjes......

Pse bizneset duhet të mbrohen nga sulmet kibernetike?
Sulmet kibernetike paraqesin rreziqe të mëdha për bizneset, duke kërcënuar financat, të dhënat dhe reputacionin. Epoka dixhitale ka sjellë mundësi të......

Dobësohen Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë të martë pasi ën raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.7 lekë sipas kursit të......

Asnjë përjashtim nga mobilizimi për luftë - Izraeli, kombi i startup-eve rekruton edhe të rinjtë e kompanive teknologjike
Në një kohë që Izraeli përgatitet për një luftë që nuk e ka përjetuar në dekada, mobilizimi i forcave ushtarake është më i madhi në historinë e tij. Ky......

Investitorët rikthehen tek dollari dhe ari - Situata në Lindjen e Mesme, në kërkim të një “strehe” të sigurtë
Goditjet, ndoshta më të forta këtë herë, priten të tronditin tregjet e aksioneve, pasi përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme nxit një zhvendosje të......

Bullgaria vendos taksë për gazin rus - Vendi, një nga rrugët e vetme për kalimin e tij në Europë
Bullgaria ka vendosur një taksë për gazin rus që dërgohet përmes territorit të saj në Bashkimin Europian. Rregullorja e re hyn në fuqi menjëherë dhe vendos një......

Kryetari i Luginës së Preshevës flet për Scan Live: Situata në komunat me shumicë shqiptare në Serbi!
Kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Scan Live, ku foli për situatën në komunat me shumicë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Të premten u rrit me mbi 6%, ndikoi frika për përhapjen e konfliktit
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin nëse konflikti mes Hamasit dhe Izraelit do të përfshijë edhe vende të tjera.......