Rajoni Postuar më 16 Tetor 2023, 16:54

Kryetari i Luginës së Preshevës flet për Scan Live: Situata në komunat me shumicë shqiptare në Serbi!

Nga SCAN TV
Kryetari i Luginës së Preshevës flet për Scan Live: Situata

Kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Scan Live, ku foli për situatën në komunat me shumicë shqiptare në Serbi, pas sulmit në veri të Kosovës.

“Edhe pse Kosova u çlirua në 99-ën, për ne nuk ka ndryshuar fare. Duhet të kemi parasysh që në 2001 ne kemi pasur një luftë ushtarake me ushtrinë serbe dhe në këtë kontekst ka vazhduar diskriminimi dhe kur ka ndodhur në 24 shtator sulmi në veri të Kosovës, ne i kemi pasur ngjarjet të freskëta nga lufta jonë” u shpreh z. Arifi.

Sa i takon mirëqënies sociale dhe ekonomike në luginën e Preshevës, kryetari i komunës u shpreh se ndihma mungon, ndërsa problematikat janë të mëdha.

“Ne kemi një buxhet minimal me të cilin nuk arrijmë të mbulojmë as shpenzimet minimale. Ne nuk mundemi me këtë buxhet të sjellim zhvillim dhe të ndryshojmë cilësinë e jetesës në Luginë të Preshevës. Ndaj prej vitesh unë kam kërkuar të themelohet fondi kombëtar i solidaritetit nga Prishtina dhe nga Tirana, që të kemi mundësi së paku të krijojmë kualitet të jetës në këtë vend. Të kemi ujë të pijshëm të mjaftueshëm, zona industriale,  investitorë, shkolla të rinovuara, shtëpi të shëndetit të rinovuara” theksoi kryetari i Luginës së Preshevës.

Sa i takon klimës së biznesit, Z. Arifi tha se bizneset nuk mungojnë, por nuk janë të qëndrueshme në kohë, duke nënvizuar nevojën për të pasur investitorë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.

Lidhur me regjistrimin e popullsisë për tre komunat e Luginës së Preshevës; Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Z. Arifi u shpreh se në total regjistrohen afro 120 mijë qytetarë, ku shumica janë shqiptarë.

“Numri që ka dalë në census ka qënë surprizues për të gjithë, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, sepse kanë menduar që janë shpërngulur. Shifra ka surprizuar edhe Beogradin. Ne kemi treguar me shifrën tonë edhe njëherë rezistencën tonë që e bëjmë këtu, sidomos në kuadër të situatës në veri të Kosovës” shtoi ndër të tjera Kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës.

NDIQ KËTU:

https://youtu.be/gcL77Cnh4yc?si=FluqoNaCkd6k7u3d

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat