Bota Postuar më 16 Tetor 2023, 20:30

Ari ngjitet pranë 1920 USD për onz - Lufta Hamas-Izrael i rriti çmimet me 3.4% të premten

Nga SCAN TV
Ari ngjitet pranë 1920 USD për onz - Lufta Hamas-Izrael i rriti

Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, nën presionin e shitjeve teknike, pas një rritje të konsiderueshme prej 3% në sesionin e së premtes, pasi përshkallëzimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit i shtyu investitorët drejt aseteve të sigurta, duke bërë që metali i çmuar të rritet në mbi 1900 dollarë për onz.

Ari po tregtohet në rreth 1920 dollar për onz, niveli më i lartë që nga 20 shtatori. Ari, të cilin investitorët e shohin si një vend të sigurt për të investuar paratë e tyre gjatë periudhave të stresit ekonomik dhe gjeopolitik, u rrit me 3.4% të premten, fitimet më të mëdha ditore në shtatë muajt e fundit.

Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, ari ka të ngjarë të mbetet në fokus të tregtarëve që kërkojnë të blejnë me çmime të ulëta, që e bën nivelin e 1,920 dollarëve, një zonë interesi. Por nëse tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen, çmimet mund të rriten edhe më tej. Analistët mendojnë se ari do të ritestojë nivelin e rezistencës prej 1933 dollarë për onz.

Por, përveç luftës në Lindjen e Mesme, investitorët janë të fokusuar edhe te Rezerva Federale, sepse është rikthyer mundësia e një tjetër rritje të normës bazë të interesit në takimin e muajit dhjetor. Për këtë arsye, po pritet me shumë interes fjalimi i shefit të Rezervës Federale, Jerome Poëell, më vonë gjatë ditës së sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat