Bullgaria vendos taksë për gazin rus - Vendi, një nga rrugët e vetme për kalimin e tij në Europë

Bullgaria ka vendosur një taksë për gazin rus që dërgohet përmes territorit të saj në Bashkimin Europian. Rregullorja e re hyn në fuqi menjëherë dhe vendos një tarifë prej 10.76 dollarë për megavatorë, ose afërsisht 100 metra kub gaz natyror rus që tranzitohet përmes vendit.
Tarifa është rreth 20% e çmimit aktual të kontratave të së ardhmes së gazit në qendrën Title Transfer Facility në Holandë, standardi europian për këtë produkt.
Deri në vitin 2022, gjigandi rus i energjisë Gazprom ishte një nga furnizuesit kryesorë të gazit nga gazsjellësi në Bullgari. Megjithatë, pasi autoritetet lokale refuzuan të paguanin karburantin në rubla, eksportet direkte në vendin ballkanik u pezulluan.
Megjithëse Bullgaria nuk importon më gaz nga Rusia për përdorim të brendshëm, ajo mbeti një nga rrugët e pakta për dërgimin e tij në BE pasi flukset u reduktuan nga sanksionet e Moskës lidhur me Ukrainën dhe sabotimi i gazsjellësit Nord Stream. Afërsisht gjysma e gazit rus nga gazsjellësi i destinuar për në BE aktualisht kalon përmes Bullgarisë, duke hyrë përmes tubacionit TurkStream.
Ekspertët paralajmërojnë se taksa e re e Bullgarisë mund të kërcënojë furnizimet për një numër vendesh të Europës jugore, duke përfshirë Hungarinë dhe Serbinë, të cilat vazhdojnë të mbështeten te Rusia për shumicën e nevojave të tyre për gaz. Ministri i Jashtëm hungarez e quajti masën të papranueshme dhe shtoi se Hungaria dhe Serbia tashmë po ndërmarrin hapa për të siguruar që Bullgaria të mos mund të zbatojë ligjet për importet e veta të gazit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kryetari i Luginës së Preshevës flet për Scan Live: Situata në komunat me shumicë shqiptare në Serbi!
Kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Scan Live, ku foli për situatën në komunat me shumicë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Të premten u rrit me mbi 6%, ndikoi frika për përhapjen e konfliktit
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin nëse konflikti mes Hamasit dhe Izraelit do të përfshijë edhe vende të tjera.......

Ari ngjitet pranë 1920 USD për onz - Lufta Hamas-Izrael i rriti çmimet me 3.4% të premten
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, nën presionin e shitjeve teknike, pas një rritje të konsiderueshme prej 3% në sesionin e së premtes, pasi......

Bitcoin tenton nivelin e $28,000 - Ferrari pranon pagesa me kriptomonedha në SHBA
Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, për shkak të mundësive se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Këmbimeve, së shpejti do......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po monitorojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e parë të javës, për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po......

Biden, $7 miliardë për kompanitë e hidrogjenit - Synon zero emetime të dioksidit të karbonit deri në vitin 2050
Presidenti amerikan, Joe Biden udhëtoi drejt Filadelfias të premten për të njoftuar përfituesit e 7 miliardë dollarëve në grante federale në 16 shtete për......

Investitorët preferojnë dollarin si aset i sigurt - Përshkallëzimi i konfliktit rrit oreksin e tregjeve për monedhën e gjelbër
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e parë të kësaj jave, megjithatë po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 1 javë, për shkak se......

Nënçmimi i euros “than” depozitat - Në 12 muaj, kursimet bankare në valutën europiane u tkurrën 90 Milardë lekë
Tkurrja e vlerës së depozitave të shqiptarëve në euro për shkak të nënçmimit të saj në raport me lekun ka qenë një prej efeketeve anësore më problematike të......