Asnjë përjashtim nga mobilizimi për luftë - Izraeli, kombi i startup-eve rekruton edhe të rinjtë e kompanive teknologjike

Në një kohë që Izraeli përgatitet për një luftë që nuk e ka përjetuar në dekada, mobilizimi i forcave ushtarake është më i madhi në historinë e tij. Ky rekrutim ka një ndikim të madh në performancën e kompanive të vogla që prej vitesh i kanë dhënë vendit pseudonimin ‘kombi i bizneseve të reja’.
Forcat e armatosura të Izraelit kanë rekrutuar rreth 360 mijë civilë që kanë kaluar nëpër trajnime ushtarake. Megjithatë, shkalla e draftit do të testojë aftësinë e sektorit të teknologjisë, i cili përbën rreth 20% të ekonomisë së vendit dhe një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit global në fusha të teknologjisë së lartë dhe strategjike si siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe mikroprocesorët.
Rreth 4% e popullsisë së Izraelit prej rreth nëntë milionë banorësh është rekrutuar. Por sipas investitorëve dhe themeluesve të startup-eve, kompanitë e teknologjisë dhe startup-et në veçanti janë të detyruara të ofrojnë një përqindje të madhe të rekrutuarve duke qenë se stafi i tyre përbëhet nga të rinj. Dhe sigurisht, nuk janë vetëm punonjësit e kompanive fillestare që janë hedhur në luftën në Gaza: gjigantët e një shtrirjeje ndërkombëtare dhe veçanërisht në sektorin e teknologjisë punësojnë një numër të konsiderueshëm në Izrael. Microsoft, për shembull, tha se stafi i tij në Izrael arrinte në gati 3 mijë persona.
Javën e kaluar agjencia e vlerësimit të kredisë Moody's vuri në dukje se ekonomia e Izraelit ka treguar rezistencë të madhe ndaj konflikteve të armatosura në të kaluarën. Por shtoi megjithatë se një konflikt i zgjatur që ndikon në mënyrë agresive në aktivitetin ekonomik dhe vendimmarrjen politike do të testojë qëndrueshmërinë e tij. Disa ndërmarrje fillestare me burime të kufizuara tashmë po e ndiejnë barrën e luftës. Disa kanë humbur tashmë punonjës apo të afërm në luftë. Të tjerë po përpiqen të përshtaten duke operuar me më pak staf për shkak të rekrutimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Investitorët rikthehen tek dollari dhe ari - Situata në Lindjen e Mesme, në kërkim të një “strehe” të sigurtë
Goditjet, ndoshta më të forta këtë herë, priten të tronditin tregjet e aksioneve, pasi përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme nxit një zhvendosje të......

Bullgaria vendos taksë për gazin rus - Vendi, një nga rrugët e vetme për kalimin e tij në Europë
Bullgaria ka vendosur një taksë për gazin rus që dërgohet përmes territorit të saj në Bashkimin Europian. Rregullorja e re hyn në fuqi menjëherë dhe vendos një......

Kryetari i Luginës së Preshevës flet për Scan Live: Situata në komunat me shumicë shqiptare në Serbi!
Kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Scan Live, ku foli për situatën në komunat me shumicë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Të premten u rrit me mbi 6%, ndikoi frika për përhapjen e konfliktit
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin nëse konflikti mes Hamasit dhe Izraelit do të përfshijë edhe vende të tjera.......

Ari ngjitet pranë 1920 USD për onz - Lufta Hamas-Izrael i rriti çmimet me 3.4% të premten
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, nën presionin e shitjeve teknike, pas një rritje të konsiderueshme prej 3% në sesionin e së premtes, pasi......

Bitcoin tenton nivelin e $28,000 - Ferrari pranon pagesa me kriptomonedha në SHBA
Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, për shkak të mundësive se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Këmbimeve, së shpejti do......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po monitorojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e parë të javës, për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po......

Biden, $7 miliardë për kompanitë e hidrogjenit - Synon zero emetime të dioksidit të karbonit deri në vitin 2050
Presidenti amerikan, Joe Biden udhëtoi drejt Filadelfias të premten për të njoftuar përfituesit e 7 miliardë dollarëve në grante federale në 16 shtete për......