Franca, 600 milionë euro Shqipërisë deri në 2027 - Macron: Jeni ankoruar në Evropë! Rama, nuk na intereson data, por rrugëtimi

Në konferencën e përbashkët për mediat në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti francez Emmanuel Macron garantoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit evropian. Ai deklaroi se Franca do të mbështesë Shqipërinë me një total fondesh prej 600 milionë euro deri në vitin 2027. Macron nënvizoi se projektet do të përcaktohen në bazë të prioriteteve të qeverisë shqiptare.
"Vendi juaj është i ankoruar në Europë, jo vetëm në këtë zonë ku donin t’iu mbyllnin shumë herë, por edhe në Mesdheun tonë, pra në zemër të kontinentit tonë. Të jem këtu me ju është të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa jonë. 210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është për një marrëveshje që do ta strukturojë këtë marrëdhënie”.
Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit, duke drejtuar kritika ndaj vendimarrjes së Këshillit të Evropës. Ai nënvizoi se Shqipërisë nuk i intereson më data, por mënyra si do ta bëjë këtë rrugëtim, një histori e re për vendin.
“Sigurisht që do duhet pak kohë që mesazhi shumë i qartë o presidenti mbrëmë dhe sot, i cili është risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin e të gjithë atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces por që janë të mësuar ta shohin këtë proces vetëm në rrugën tradicionale. Pyetja juaj është shprehje e këtij të mësuari, të të gjithëve ne prej shumë vitesh, me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin. Ndërkohë që, çdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e komplementarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve u jepen më shumë hapësira ku bashkimi i Evropës të bëhet praktik e i prekshëm në të dyja palët. Nuk ka korsi preferenciale në këtë proces. Ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut, te Rilindasit, te njerëzit që në shekuj e kanë dashur Evropën si tyren, edhe kur s’ekzistonte BE. Uroj që ky koncept të kthehet në mekanizëm që na mundëson që ajo çka dje në samit nisi si rrugë paralele zhvillimi të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë. Për herë të parë do të përfitojnë më shumë financime dhe do të përfitojnë akses në tregun e përbashkët ekonomik. Shqipërisë s’i intereson një datë, e para se do të mbetej një takim i parealizuar. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur vendet e BE, ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë dhe për ta bërë të pakthyeshme evropianizimin e Ballkanit që t’u shpëtojë tundimeve të të tjerëve. Bashkimi i Evropës duhet të ndodhë”.
Konferenca e përbashkët për mediat u mbajt pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Francës e Shqipërisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Skemë subvencionimi për sigurimin bujqësor - Ministria e Bujqësisë po sheh mundësinë e rimbursimit të një pjese të faturës
Edhe pse ka vite që është hedhur në tryzën e diskutimit, sigurimi bujqësor në Shqipëri vijon të mbetet i pazhvilluar kjo edhe për shkak të kostove të larta.......

3-fishohet taksa për truallin e bizneseve - Shembulli i Financave/ Detyrimi, sipas vlerës së tokës në bashki të ndryshme
Çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime biznesi do ti nënshtrohet formulës së re të taksimit referuar......

“Zhvlerësohet” tregtia me vendet e rajonit - 19 milionë USD më pak për Shtatorin, “rritet” Kosova
Luhatjet e vazhdueshme në kursin e këmbimit kanë bërë që midis Shqipërisë dhe vendeve të rajonit të shkëmbehen më shumë mallra, por me një vlerë më të ulët. Të......

Eksportet vijojnë rënien edhe në shtator - Bien me 12.8%, hidrokarburet patën ndikimin më të madh
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin shtator të këtij viti tregojnë se eksportet arritën vlerën 34 mld lekë, duke rënë me 12.8%, në krahasim me të......

Putin dhe Orban riafirmojnë lidhjet ruso-hungareze mes tensioneve ndërkombëtare!
Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij më i ngushtë në mesin e liderëve të Bashkimit Europian, kryeministri hungarez Viktor Orban, riafirmuan të martën......

Inteligjenca artificiale u dha gjigantëve të teknologjisë një rritje prej 2.4 trilion dollarë në vitin 2023!
Gjigantët e teknologjisë amerikane shtuan 2.4 trilion dollarë në kapitalizimin e tyre të tregut në një vit të përcaktuar nga zhurma rreth inteligjencës......

Shqipëri-Francë, nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në......

Macron: Ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë - Kjo vizitë zyrtare, një formë riparimi!
Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama. Macron u shpreh se është i......