Eksportet vijojnë rënien edhe në shtator - Bien me 12.8%, hidrokarburet patën ndikimin më të madh
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin shtator të këtij viti tregojnë se eksportet arritën vlerën 34 mld lekë, duke rënë me 12.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë importet e mallrave pësuan rënie me 16.6% duke u fiksuar në vlerën 73 mld lekë. Nga të dhënat e muajve të mëparshëm eksportet e ndikuara edhe nga rënia e çmimeve apo zhvlerësimi i euros kanë regjistruar rënie për të tetin muaj me radhë.
Nga ana tjetër, referuar analizës së të dhënave në volum, pra në peshë, eksportet dhe importet janë luhatur në drejtime të kundërta. Eksportet në peshë janë rritur me 13.3%, krahasuar me muajin shtator të vitit 2022, ndërsa importet janë ulur në peshë me 13.05%. Specifikisht në terma vjetorë rritja e eksporteve në peshë është reflektuar në grupet “Minerale, lëndë djegëse", “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure dhe “Materiale ndërtimi dhe metale" përkatësisht me 17.5%, 52% dhe 32.5%.
"Scan Intel" ka analizuar edhe kontributin e grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve. Sipas analizës konstatojmë se ndikimin më të lartë në rëniën e eksporteve e ka patur grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -2,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,7 pikë përqindje. Ndërkohë, grupet që kanë dhënë kontribut pozitiv janë: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,02 pikë përqindje.
Nëse analizojmë ndryshimin vjetor të eksporteve në vlerë shohim se rënien më të lartë e kanë regjistruar grupet “Minerale, lëndë djegëse” dhe “Prodhime druri dhe letre’’ përkatësisht me -27.5% dhe -27.2%, ndërsa rritje kanë shënuar grupet “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure”, dhe “Produkte kimike dhe plastike”, ku në terma absolutë kjo rritje ishte 3.3% dhe 4.4%. Përsa i përket analizës së tregtisë së jashtme me vendet partnere situata paraqitet pesimiste pasi krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar Shqipëria ka pësuar ulje të eksporteve me Italinë 1.5%, Gjermaninë me 48.4% dhe Spanjën 56.9%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Putin dhe Orban riafirmojnë lidhjet ruso-hungareze mes tensioneve ndërkombëtare!
Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij më i ngushtë në mesin e liderëve të Bashkimit Europian, kryeministri hungarez Viktor Orban, riafirmuan të martën......

Inteligjenca artificiale u dha gjigantëve të teknologjisë një rritje prej 2.4 trilion dollarë në vitin 2023!
Gjigantët e teknologjisë amerikane shtuan 2.4 trilion dollarë në kapitalizimin e tyre të tregut në një vit të përcaktuar nga zhurma rreth inteligjencës......

Shqipëri-Francë, nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në......

Macron: Ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë - Kjo vizitë zyrtare, një formë riparimi!
Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama. Macron u shpreh se është i......

Kina po përpiqet të rivalizojë ChatGPT-4 të SHBA me Ernie 4.0!
Gjigandi kinez i teknologjisë Baidu zbuloi një version të ri të modelit të tij të inteligjencës artificiale (AI) të martën që pretendon se do të rivalizojë......

LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës në ekipet e tij të inxhinierisë dhe financave!
Disa kompani teknologjike kanë shkurtuar vendet e punës këtë vit mes pasigurisë ekonomike. LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës që arrijnë në 3 për......

Të zhvendosesh në Gjermani do të jetë më e lehtë në vitin 2024 sipas një skeme të re vizash!
Fazat e para të një ligji të ri që do ta bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga jashtë BE-së kalimin në Gjermani pritet të vijnë në nëntor. Qeveria......

Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët - BE zotohet të zbatojë objektivin deri në 90% brenda vitit 2040
Vendet e Bashkimit Europian mbështetën objektiva më të ashpra për sa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit për automjetet e mallrave të rënda, duke......