Putin dhe Orban riafirmojnë lidhjet ruso-hungareze mes tensioneve ndërkombëtare!

Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij më i ngushtë në mesin e liderëve të Bashkimit Europian, kryeministri hungarez Viktor Orban, riafirmuan të martën përkushtimin e tyre ndaj lidhjeve dypalëshe mes tensioneve ndërkombëtare për luftën në Ukrainë.
Hungaria - e cila ka kundërshtuar shumë iniciativa të BE-së për të mbështetur Ukrainën në rezistencën ndaj forcave të Moskës dhe merr pjesën më të madhe të naftës dhe gazit të saj të papërpunuar nga Rusia - nuk ka dashur kurrë të kundërshtojë Rusinë dhe po përpiqet të shpëtojë kontaktet dypalëshe, i tha Orban, Putin përpara një forumi në Pekin.
Ata u takuan në bujtinën qeveritare ku po qëndronte Putin përpara fillimit të një forumi ndërkombëtar mbi Iniciativën e Rripit dhe Rrugës së Kinës. "Pavarësisht se në kushtet e sotme gjeopolitike mundësitë për të mbajtur kontakte dhe për të zhvilluar marrëdhënie janë shumë të kufizuara, megjithatë, kjo mund të shkaktojë vetëm kënaqësi që marrëdhëniet tona me shumë vende europiane mbahen dhe zhvillohen. Një nga këto vende është Hungaria", i tha Putin, Orban.
Hungaria kultivon lidhje më të ngushta me Rusinë sesa shtetet e tjera të BE-së dhe shihet si kundërshtari kryesor i mundshëm i një vendimi që pritet në dhjetor nëse do të hapen bisedimet e pranimit në BE me Kievin, gjë që do të kërkonte mbështetjen unanime të 27 anëtarëve të bllokut.
Në një përpjekje për të fituar miratimin e Budapestit për ndihmë të mëtejshme për Ukrainën, duke përfshirë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, Brukseli po konsideron të zhbllokojë miliarda euro për Hungarinë që ishin ngrirë për shkak të shqetësimeve të sundimit të ligjit, thonë zyrtarë të lartë.
Në një përgjigje me email për Reuters, shefi i shtypit i Orban, Bertalan Havasi tha se Orban dhe Putin kishin diskutuar dërgesat e gazit dhe naftës dhe çështjet e energjisë bërthamore. Sipas një kontrate të vitit 2014 të dhënë pa tender, gjigandi rus i energjisë Rosatom po ndërton një termocentral bërthamor në Hungari.
Havasi tha se Orban kishte theksuar se ishte thelbësore për Europën, përfshirë Hungarinë, që sanksionet ndaj Rusisë dhe luftimet në Ukrainë të përfundojnë dhe që fluksi i refugjatëve të ndalet. Ai nuk tha se kush e kishte iniciuar takimin e fundit. Putin dhe Orban folën për herë të fundit ballë për ballë më 1 shkurt 2022, në një takim që zgjati disa orë në Moskë, saktësisht tre javë para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, të cilin Rusia e quan "operacion special ushtarak".
Edel Strazmiri / SCAN
Sondazh

Inteligjenca artificiale u dha gjigantëve të teknologjisë një rritje prej 2.4 trilion dollarë në vitin 2023!
Gjigantët e teknologjisë amerikane shtuan 2.4 trilion dollarë në kapitalizimin e tyre të tregut në një vit të përcaktuar nga zhurma rreth inteligjencës......

Shqipëri-Francë, nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në......

Macron: Ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë - Kjo vizitë zyrtare, një formë riparimi!
Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama. Macron u shpreh se është i......

Kina po përpiqet të rivalizojë ChatGPT-4 të SHBA me Ernie 4.0!
Gjigandi kinez i teknologjisë Baidu zbuloi një version të ri të modelit të tij të inteligjencës artificiale (AI) të martën që pretendon se do të rivalizojë......

LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës në ekipet e tij të inxhinierisë dhe financave!
Disa kompani teknologjike kanë shkurtuar vendet e punës këtë vit mes pasigurisë ekonomike. LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës që arrijnë në 3 për......

Të zhvendosesh në Gjermani do të jetë më e lehtë në vitin 2024 sipas një skeme të re vizash!
Fazat e para të një ligji të ri që do ta bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga jashtë BE-së kalimin në Gjermani pritet të vijnë në nëntor. Qeveria......

Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët - BE zotohet të zbatojë objektivin deri në 90% brenda vitit 2040
Vendet e Bashkimit Europian mbështetën objektiva më të ashpra për sa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit për automjetet e mallrave të rënda, duke......

FMN “skanon” ekonominë e Kosovës - “Rritje ekonomike deri 4% këtë vit. Inflacioni do të vijojë të zbutet”
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), vizitoi së fundmi Prishtinën ku zhvilloi bisedime me autoritetet për për rishikimet e para të Marrëveshjes......