3-fishohet taksa për truallin e bizneseve - Shembulli i Financave/ Detyrimi, sipas vlerës së tokës në bashki të ndryshme
Çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime biznesi do ti nënshtrohet formulës së re të taksimit referuar draftligjit për pasuritë e paluajtshme i cili është në fazë konsultimi. Por sa do të taksohet kjo kategori? SCAN TV ka siguruar shembujt e marrë nga Ministria e Financave, të një barre tipike tatimore për një taksapagues duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për atë kategori.
Konkretisht, duke marrë si shembull Bashkinë Tiranë, për kategorinë truall për biznes, me sipërfaqe 1 mijë m2, niveli aktual i taksës është 20 lekë m2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 20 mijë lekë. Marrë në konsideratë çmimin 42.475 lekë/m2, vlera e taksueshme është 42.475.000 lekë, me shkallën e taksës së propozuar në 0.15 %,detyrimi për tu paguar rezulton 63.712 lekë.
Financat kanë marrë si shembull edhe bashkinë Vlorë për kategorinë truall/biznes, me sipërfaqe 1 mijë m2, niveli aktual i taksës është 20 lekëm2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 20 mijë lekë. Marrë në konsideratë çmimin 30.000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 30.000.000 lekë, me shkallën e taksës së propozuar në 0.15 %,detyrimi për tu paguar rezulton 45.000 lekë.
E thënë ndryshe, sa më e lartë të jetë vlera e tokës ku ndërtohet një ambient për arsye biznesi, aq më shumë do të paguajnë qytetarët.
Baza e taksës për truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi ose posedim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit, poseduesi i truallit bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së truallit në posedim, pranë Bashkisë ku ndodhet parcela ndërtimore.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

“Zhvlerësohet” tregtia me vendet e rajonit - 19 milionë USD më pak për Shtatorin, “rritet” Kosova
Luhatjet e vazhdueshme në kursin e këmbimit kanë bërë që midis Shqipërisë dhe vendeve të rajonit të shkëmbehen më shumë mallra, por me një vlerë më të ulët. Të......

Eksportet vijojnë rënien edhe në shtator - Bien me 12.8%, hidrokarburet patën ndikimin më të madh
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin shtator të këtij viti tregojnë se eksportet arritën vlerën 34 mld lekë, duke rënë me 12.8%, në krahasim me të......

Putin dhe Orban riafirmojnë lidhjet ruso-hungareze mes tensioneve ndërkombëtare!
Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij më i ngushtë në mesin e liderëve të Bashkimit Europian, kryeministri hungarez Viktor Orban, riafirmuan të martën......

Inteligjenca artificiale u dha gjigantëve të teknologjisë një rritje prej 2.4 trilion dollarë në vitin 2023!
Gjigantët e teknologjisë amerikane shtuan 2.4 trilion dollarë në kapitalizimin e tyre të tregut në një vit të përcaktuar nga zhurma rreth inteligjencës......

Shqipëri-Francë, nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në......

Macron: Ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë - Kjo vizitë zyrtare, një formë riparimi!
Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama. Macron u shpreh se është i......

Kina po përpiqet të rivalizojë ChatGPT-4 të SHBA me Ernie 4.0!
Gjigandi kinez i teknologjisë Baidu zbuloi një version të ri të modelit të tij të inteligjencës artificiale (AI) të martën që pretendon se do të rivalizojë......

LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës në ekipet e tij të inxhinierisë dhe financave!
Disa kompani teknologjike kanë shkurtuar vendet e punës këtë vit mes pasigurisë ekonomike. LinkedIn do të pushojë nga puna qindra punonjës që arrijnë në 3 për......