Skemë subvencionimi për sigurimin bujqësor - Ministria e Bujqësisë po sheh mundësinë e rimbursimit të një pjese të faturës

Edhe pse ka vite që është hedhur në tryzën e diskutimit, sigurimi bujqësor në Shqipëri vijon të mbetet i pazhvilluar kjo edhe për shkak të kostove të larta. Për këtë arsye Ministria e Bujqësisë po shikon mundësinë e subvencionimit të fermerëve, duke mbuluar një pjesë të faturës.
I ftuar në emisionin “Box to Box” zëvendësministri Arjan Jaupllari tha se kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur fermerët, ndërsa shtoi se është e ende herët për të thënë se në ç’mase do të mbulohet prima e sigurimit.
Veç kësaj Qeveria po shikon mundësinë edhe të ofrimit të një mbështetje për të gjitha ato familje të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e fundit. Zëvendësministri i Bujqësisë bëri të ditur se deri më tani në bashkëpunim edhe me strukturat vendore janë identifikuar 1400 hektarë tokë e prekur, por procesi i vlerësimit ende nuk ka përfunduar.
Me rialokimin e fondeve në fundvit, do të kenë mundësi edhe blegtorët, peshkatarët dhe bletarët të marrin pjesën e mbetur të subvencionit, duke përfituar në këtë mnëyrë në masën 100 për qind pagesë. Shpërndarja do të nis në javët në vijim dhe do të bëhet përmes llogarive bankare bazuar në dokumentacionin e mëparshëëm, pra pa qenë nevoja e një aplikimi tjetër.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

3-fishohet taksa për truallin e bizneseve - Shembulli i Financave/ Detyrimi, sipas vlerës së tokës në bashki të ndryshme
Çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime biznesi do ti nënshtrohet formulës së re të taksimit referuar......

“Zhvlerësohet” tregtia me vendet e rajonit - 19 milionë USD më pak për Shtatorin, “rritet” Kosova
Luhatjet e vazhdueshme në kursin e këmbimit kanë bërë që midis Shqipërisë dhe vendeve të rajonit të shkëmbehen më shumë mallra, por me një vlerë më të ulët. Të......

Eksportet vijojnë rënien edhe në shtator - Bien me 12.8%, hidrokarburet patën ndikimin më të madh
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin shtator të këtij viti tregojnë se eksportet arritën vlerën 34 mld lekë, duke rënë me 12.8%, në krahasim me të......

Putin dhe Orban riafirmojnë lidhjet ruso-hungareze mes tensioneve ndërkombëtare!
Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij më i ngushtë në mesin e liderëve të Bashkimit Europian, kryeministri hungarez Viktor Orban, riafirmuan të martën......

Inteligjenca artificiale u dha gjigantëve të teknologjisë një rritje prej 2.4 trilion dollarë në vitin 2023!
Gjigantët e teknologjisë amerikane shtuan 2.4 trilion dollarë në kapitalizimin e tyre të tregut në një vit të përcaktuar nga zhurma rreth inteligjencës......

Shqipëri-Francë, nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në......

Macron: Ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë - Kjo vizitë zyrtare, një formë riparimi!
Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama. Macron u shpreh se është i......

Kina po përpiqet të rivalizojë ChatGPT-4 të SHBA me Ernie 4.0!
Gjigandi kinez i teknologjisë Baidu zbuloi një version të ri të modelit të tij të inteligjencës artificiale (AI) të martën që pretendon se do të rivalizojë......