Bota Postuar më 17 Tetor 2023, 17:30

Ari ngjitet pranë 1930 USD për onz - Mbështetet nga shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Nga SCAN TV
Ari ngjitet pranë 1930 USD për onz - Mbështetet nga

Ari po tregtohet ndjeshëm mbi nivelin e 1900 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Metali i verdhë po tregtohet në rreth 1930 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga fillimi i shtatorit. Ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 22.8 dollarë për onz dhe platini në rreth 890 dollarë për onz. “Ne kemi një situatë serioze gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Për këtë arsye mendoj se ari shumë shpejt do të ngjitet në 2000 dollarë për onz”, shprehet një analist. Ari, i përdorur gjerësisht si një investim i sigurt gjatë periudhave të pasigurisë politike dhe financiare, është rritur më shumë se 100 dollarë që kur ra në nivelin më të ulët në shtatë muajt e fundit më 6 tetor, ndërsa konflikti Izrael-Hamas hyn në ditën e 10.

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se lufta midis Izraelit dhe grupit militant të Hamasit mund të përshkallëzohet, ndërsa luftanijet amerikane iu drejtuan kësaj zone, mes përplasjeve në rritje në kufirin verior të Izraelit me Libanin.

Përveç konfliktit në Lindjen e Mesme, investitorët po presin edhe fjalimin e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, më vonë gjatë javës, i cili mund të japë ndonjë detaj në lidhje me normat e interesit. Tregjet vlerësojnë 905 mundësi që Rezerva Federale të mos ndryshojë normën bazë të interesit në takimin e nëntorit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat