Bursat europiane, të kujdesshme - Investitorët presin fitimet e korporatave dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme

Tregjet europiane po karakterizohen nga një volum i ulët tregtar në sesionin e sotëm, për shkak se investitorët po presin fitimet tremujore të korporatave dhe janë të fokusuar te zhvillimet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i lëndëve të para kryeson humbjet, në rënie me 1.7%.
Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje, ndërsa kontratat “futurës” në Wall Street po qëndrojnë në rënie të lehtë. Gjatë ditës së sotme do të publikojnë fitimet e tyre tremujore kompanitë europiane, si Ericsson, Rio Tinto dhe Publicis dhe gjigantët amerikanë, si Bank of America dhe Goldman Sachs.
Investitorët në të gjithë botën, po monitorojnë nga afër zhvillimet në Gaza, pasi presidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë Izraelin të Mërkurën, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se rreth 2000 trupa po përgatiten për tu vendosur në Lindjen e Mesme.
Përsa i përket zhvillimeve të tjera, fitimet e punonjësve britanikë u rritën mesatarisht me 7.8%, duke përjashtuar bonuset, gjatë periudhës qershor-gusht të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Rritja vjetore e pagave është një ndër matësit kryesorë të presioneve inflacioniste.
SCAN
Sondazh

Ari ngjitet pranë 1930 USD për onz - Mbështetet nga shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme
Ari po tregtohet ndjeshëm mbi nivelin e 1900 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Metali i verdhë po tregtohet në......

Qeveria amerikane ndërmerr hapa për të parandaluar shitjet e gjysmëpërçuesve në Kinë!
Administrata Biden po përpiqet të kundërshtojë përdorimin e çipave për aplikime ushtarake që përfshijnë zhvillimin e raketave hipersonike dhe AI. Qeveria......

Norma të larta interesi për një kohë më të gjatë - Ekonomistët dhe guvernatorët qendrorë e konfirmojë njëzëri
Ekonomistët dhe bankierët qendrorë duket se janë dakord për një gjë: normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë, duke turbulluar......

Miratohen 100 mln euro kredi për energjinë - Zv.ministrja: Do të përdoren për politika, jo për investime
100 mln euro është vlera totale e dy kredive, që do të shkojnë për përmbushjen e reformës në sektorin elektroenergjetik të nisur në vitin 2015. Komisioni......

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për monitorimin e zbatimit të kontratës
Mbikëqyrja dhe monitorimi i zbatimit të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të......

Franca, 600 milionë euro Shqipërisë deri në 2027 - Macron: Jeni ankoruar në Evropë! Rama, nuk na intereson data, por rrugëtimi
Në konferencën e përbashkët për mediat në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti francez Emmanuel Macron garantoi mbështetjen për Shqipërinë në......

Skemë subvencionimi për sigurimin bujqësor - Ministria e Bujqësisë po sheh mundësinë e rimbursimit të një pjese të faturës
Edhe pse ka vite që është hedhur në tryzën e diskutimit, sigurimi bujqësor në Shqipëri vijon të mbetet i pazhvilluar kjo edhe për shkak të kostove të larta.......

3-fishohet taksa për truallin e bizneseve - Shembulli i Financave/ Detyrimi, sipas vlerës së tokës në bashki të ndryshme
Çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime biznesi do ti nënshtrohet formulës së re të taksimit referuar......