Bota Postuar më 17 Tetor 2023, 20:28

Dollari dobësohet lehtë - Investitorët presin fjalimin e kreut të FED, Jerome Powell

Nga SCAN TV
Dollari dobësohet lehtë - Investitorët presin fjalimin e kreut

Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te zhvillimet në Lindjen e Mesme, ndërsa po presin edhe fjalimin e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili mund të japë më shumë detaje në lidhje me normat e interesit.

Në fokus të tregjeve ka qënë edhe jeni japonez, pas mediat në vend raportuan se Banka e Japonisë po konsideron në rrisë parashikimin për inflacionin bazë për vitet fiskale 2023 dhe 2024. Jeni vijon të qëndrojë në nivelin më të ulët në disa vite, në rreth 149.5 në raport me dollarin. Në këtë mënyrë janë shtuar mundësitë që Banka e Japonisë të ndërhyjë për të stabilizuar monedhën nëse prek nivelin sensitiv prej 150.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 106.1, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 0.4%. Ndërkohë, të enjten do të flasë edhe shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili mund të japë detaje, nëse do të ketë edhe një tjetër rritje të normës bazë të interesit gjatë këtij viti.

Paundi britanik është gjendur nën presion, pasi të dhënat e publikuara në Britani treguan se rritja e pagave vijoi rritjen por me një hap më të ngadaltë. Në anën tjetër, euro ka gjetur një mbështetje nga të dhënat e publikuara në Gjermani, që treguan se morali i investitorëve u përmirësua më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë tetorit.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat