Bota Postuar më 18 Tetor 2023, 11:54

Turqia rrit shpenzimet për mbrojtjen - 150% më shumë fonde për vitin 2024

Nga SCAN TV
Turqia rrit shpenzimet për mbrojtjen - 150% më shumë fonde

Turqia do të ketë në dispozicion më shumë se 40 miliardë dollarë për buxhetin e mbrojtjes në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 150% nga buxheti i këtij viti, në një lëvizje tjetër për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse.

Në vitin 2023, buxheti për mbrojtjen dhe sigurinë është rreth 16 miliardë dollarë. Parlamenti votoi për të zgjatur mandatin që lejon forcat e saj të sigurisë të kryejnë operacione ndërkufitare në Siri dhe Irak për dy vjet të tjerë.

Në një prezantim të projektbuxhetit, zv/presidenti i Turqisë Cevdet Yilmaz tha gjithashtu se qeveria synon të dyfishojë pothuajse eksportet e industrisë së mbrojtjes në 11 miliardë dollarë, nga 6 miliardë dollarët aktualë. Yilmaz shtoi se industria turke e mbrojtjes ka rritur vetëmjaftueshmërinë e saj në 85%, nga 80% e vitit 2023.

Turqia i kushton rëndësi të madhe vetëmjaftueshmërisë dhe ka investuar miliarda dollarë në industrinë e saj të mbrojtjes gjatë viteve të fundit.

Ankaraja përballet me sfida në prokurim pasi administrata e SHBA përjashtoi Turqinë nga programi i përbashkët F-35 për shkak të blerjes nga Ankaraja të një sistemi raketor rus S-400 në 2017 - ën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar gjithashtu një marrëveshje për avionë luftarakë Lockheed Martin F-16 prej 20 miliardë dollarësh, pë shkak të kundërshtimeve të Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, por edhe për të ‘ndëshkuar’ presidentin Taip Erdogan për shkeljen e të drejtave e njeriut dhe për fluturimet në hapësirën ajrore të Greqisë fqinje.

Përveç kësaj, disa anëtarë të NATO-s, veçanërisht Kanadaja, Gjermania dhe Franca, kanë vendosur embargo jozyrtare të armëve ndaj Turqisë pas operacioneve të saj të njëanshme ushtarake në Siri vitet e fundit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat