Vendimet e Qeverisë: Mete: Rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë me synim përshpejtimin e projekteve dhe nxitjen e rritjes ekonomike

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.5 miliardë lekë planin e të ardhurave të parashikuara.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka bërë me dije se ndryshimet, përmes një Akti Normativ, parashikojnë rishpërndarjen e 46 miliardë lekëve.
“Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normative për ndryshimin e buxhetit për vitin 2023. Ky Akt Normativ nisur edhe nga performanca e mirë e të ardhurave parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë. Nëpërmjet këtij Akti rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Kjo edhe falë një ecurie pozitive të sektorit energjetik, i cili nuk ka pasur nevojë për mbështetjen buxhetore të planifikuar në fillim të vitit”, tha Mete.
Nëpërmjet Aktit Normativ, ministri bëri të ditur se mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë, me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.
Gjithashtu, sipas tij, alokohen rreth 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve, për të cilat Ministria e Bujqësisë do të sigurohet për disbursimin e tyre deri në fund të vitit.
“Parashikohet një shtesë për fondin e ish-të përndjekurve politikë, me synim përshpejtimin e pagesave për këtë kategori përfituesish. Akti normativ mbështet gjithashtu projektet në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, ujësjellës dhe kanalizime”, deklaroi ministri.
Ndërkohë, vuri në dukje ai, parametrat makro-fiskalë vazhdojnë të synojnë uljen e borxhit publik, duke mbajtur të pandryshuar deficitin buxhetor.
SCAN
Sondazh

Arrihet marrëveshja për reformën e tregut të energjisë - Bisedimet u shtynë për shkak të mosmarrëveshjes franko-gjermane
Ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian arritën një marrëveshje të përkohshme për reformimin e tregut të energjisë elektrike të bllokut, duke thyer një......

Investitorët e kriptove, në gjendje alarmi - Nis zbatimi i rregullave të reja dhe më të ashpra për tregun
Autoriteti Europian i Letrave me Vlerë dhe Tregje – ESMA, ka bërë një paralajmërim të ashpër për investitorët e kriptove. Pavarësisht aplikimit më të fundit të......

Zjarret i kushtojnë SHBA mbi 900 miliardë USD në vit - Humbja më e madhe është në pasuritë e paluajtshme
Zjarret i kushtojnë ekonomisë amerikane nga 394 miliardë deri në 893 miliardë dollarë çdo vit, sipas një raporti të ri nga Demokratët e Komitetit të Përbashkët......

Turqia rrit shpenzimet për mbrojtjen - 150% më shumë fonde për vitin 2024
Turqia do të ketë në dispozicion më shumë se 40 miliardë dollarë për buxhetin e mbrojtjes në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 150% nga buxheti i këtij......

Konferenca Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”
Gjatë zhvillimit të Konferencës Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”, ku të pranishëm kanë qënë......

Targat e përzgjedhura dhe të personalizuara – DPSHTRR: Rreth 144 milion lekë kanë ardhur nga shërbimi risi
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi targat e ofruara për periudhën Janar - Shtator 2023. Sipas të dhënave të publikuara......

4-fishohen eksportet drejtë Mbretërisë së Bashkuar – Shënojnë rreth 6 miliard lekë gjatë 9-mujorit të këtij viti
Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar shënuan rritje me gati 4 herë gjatë 9-mujorit të këtij viti. Referuar raportit të tregtisë së jashtme të......

Eksperti i ekonomisë në Scan Live: Pse e la Vuçiç samitin në Tiranë për forumin e “Rrugës së Mëndafshit"në Kinë?
Eksperti i ekonomisë, z. Leons Hasani foli në Scan Live për mungesën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në samitin e procesit të Berlinit, edhe pse më......