“X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj - Modeli i abonimit do të shërbejë për të luftuar “bots” dhe “spammers”

Rrjeti social X, që u ble rreth një vit më parë nga Elon Musk, ka thënë se po teston një model të ri abonimi, sipas të cilit përdoruesit e rinj do të paguajnë veëm 1 dollar në vit, për veçori të tilla si shpërndarja apo pëlqimi i postimeve, si pjesë e përpjekjeve të miliarderit për të çliruar platformën e mediave sociale nga robotët.
Në një postim të mërkurën, kompania e njohur më parë si Tëitter tha se modeli i abonimit, i quajtur “Not a Bot” apo “Jo një robot”, do t'u prezantohet përdoruesve të rinj në Zelandën e Re dhe Filipine.
Përdoruesve do t'u kërkohet të verifikojnë numrin e tyre të telefonit dhe më pas do të paguajnë tarifën prej 1$ për të postuar, pëlqyer, ndarë ose për t'iu përgjigjur postimeve në versionin ueb të X. Përdoruesit e rinj që nuk e paguajnë këtë tarifë do të mund të lexojnë vetëm postime, të shikojnë video apo të ndjekin llogari të personave të tjerë. Sipas njoftimit të X, përdoruesit ekzistues nuk do të preken nga ky ndryshim.
“Ky test i ri u zhvillua për të forcuar përpjekjet tona tashmë të rëndësishme për të reduktuar mesazhet e padëshiruara apo siç njihen ndryshe si “spam”, manipulimin e platformës sonë dhe aktivitetin e robotëve”, tha X në një postim. "Kjo do të vlerësojë një masë potencialisht të fuqishme për të na ndihmuar të luftojmë “bots” dhe “spammers” në X, duke balancuar aksesin e platformës me shumën e vogël të tarifës.” Është ende e paqartë nëse këto ndryshime do të zbatohen edhe për aplikacionin X.
Planet e abonimit, të raportuara fillimisht nga Fortune, janë në përputhje me angazhimin e Musk për të zhdukur robotët nga X, një shqetësim që ai kishte përpara dhe pasi bleu platformën për 44 miliardë dollarë në tetor të vitit të kaluar. Në një moment, Musk përmendi përhapjen e tyre si arsye për t'u tërhequr nga marrëveshja.
Testi vjen ndërsa X përpiqet të rrisë të ardhurat pasi shumë tregtarë tërhoqën paratë e tyre nga reklamat në platformë vitin e kaluar, të cilët përmendën si arsye kryesore vendimin e Musk për të relaksuar moderimin në platformë. Të ardhurat e kompanisë u ulën me 60% në SHBA, njoftoi Musk muajin e kaluar, por pa specifikuar një afat kohor.
Aktualisht rrjeti social X ka një shërbim abonimi premium prej 8 dhe 11 dollarësh në muaj për përdoruesit e uebit dhe aplikacionit respektivisht, megjithëse Musk kohët e fundit publikoi mundësinë e tarifimit të të gjithë përdoruesve për të zgjidhur problemin e robotëve.
Gjithashti, kompania ka eksploruar një model abonimi sipas niveleve, duke i tarifuar përdoruesit bazuar në sasinë e reklamave që duan të shohin dhe veçori të tjera, si aftësia për të redaktuar postimet dhe për të krijuar përmbajtje të gjatë, sipas një personi të njohur me situatën. Këto nivele tarifimi do të quhen Basic, Standard dhe Plus, tha personi.
Por, në anën tjetër, X u përball me kritika javën e kaluar për dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes rreth konfliktit izraelito-palestinez që përhapet në platformë. Rregullatorët e BE-së kanë nisur një hetim për këtë çështje.
Më herët, X ka njoftuar se do të mbledh të dhëna biometrike të përdoruesve, si pjesë e një përditësimi të politikës së privatësisë. Personat e regjistruar në shërbimin e abonimit Premium, mund të zgjedhin të ofrojnë një selfie dhe një fotografi të kartës së identitetit për verifikim. Sipas politikave të reja, X gjithashtu do të mund të kërkojë një historik punësimi dhe arsimimi të përdoruesve, pak a shumë siç vepron Linkedin. Kjo do të shërbejë që përdoruesve t’u rekomandohet ndonjë punë e mundshme. Në kohët e fundit ka pasur spekulime se, X mund të ofrojë shërbime rekrutimi për kompanitë.
SCAN
Sondazh

Kosova do të mbajë ankandin e parë të energjisë së erës në vitin 2024
Pas ankandit aktual pilot për energjinë diellore, Kosova po planifikon të zhvillojë një proces tenderimi konkurrues në vitin 2024 për 150 MW energji të erës, i......

Procesi i Berlinit hap rrugën që Ballkani Perëndimor të ketë akses në 1.5 miliardë euro për veprimin ndaj klimës, burimet e rinovueshme
Në takimin e nismës së Procesit të Berlinit në Tiranë, Bashkimi Evropian njoftoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një paketë......

Vendimet e Qeverisë: Mete: Rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë me synim përshpejtimin e projekteve dhe nxitjen e rritjes ekonomike
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.5 miliardë lekë planin e të ardhurave të parashikuara. Ministri i......

Arrihet marrëveshja për reformën e tregut të energjisë - Bisedimet u shtynë për shkak të mosmarrëveshjes franko-gjermane
Ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian arritën një marrëveshje të përkohshme për reformimin e tregut të energjisë elektrike të bllokut, duke thyer një......

Investitorët e kriptove, në gjendje alarmi - Nis zbatimi i rregullave të reja dhe më të ashpra për tregun
Autoriteti Europian i Letrave me Vlerë dhe Tregje – ESMA, ka bërë një paralajmërim të ashpër për investitorët e kriptove. Pavarësisht aplikimit më të fundit të......

Zjarret i kushtojnë SHBA mbi 900 miliardë USD në vit - Humbja më e madhe është në pasuritë e paluajtshme
Zjarret i kushtojnë ekonomisë amerikane nga 394 miliardë deri në 893 miliardë dollarë çdo vit, sipas një raporti të ri nga Demokratët e Komitetit të Përbashkët......

Turqia rrit shpenzimet për mbrojtjen - 150% më shumë fonde për vitin 2024
Turqia do të ketë në dispozicion më shumë se 40 miliardë dollarë për buxhetin e mbrojtjes në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 150% nga buxheti i këtij......

Konferenca Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”
Gjatë zhvillimit të Konferencës Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”, ku të pranishëm kanë qënë......