Nafta ngjitet pranë 93 USD për fuçi - Investitorët, të shqetësuar për përhapjen e konfliktit mes Izralit dhe Hamasit

Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 3%, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Një sulm në një spital në Gaza shkaktoi mbi 500 viktima, duke shtuar shqetësimet për çrregullimin e furnizimit të tregut. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 89.5 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat po qëndrojnë në nivelin më të lartë në dy javët e fundit.
Tregjet janë faktorizuar në primet e rrezikut, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në një spital të Gazës të martën, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. Pas kësaj ngjarje, Jordania anuloi një samit që do të priste Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe udhëheqësit egjiptianë dhe palestinezë. Biden mbërriti në Izrael të mërkurën, duke filluar një vizitë për t'u konsultuar mbi luftën spirale të Gazës.
Analistët shprehen se nëse do të ketë një pushtim të gjatë të Gazës, nafta Brent mund të rritet në mbi 100 dollarë për fuçi, sepse rrit rrezikun që konflikti mes Izraelit dhe Hamasit të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit dhe të përfshijë drejtpërdrejt Iranin. Përveç tensioneve gjeopolitike, çmimet janë mbështetur edhe nga të dhënat në SHBA, që treguan se rezervat e naftës ranë me 4.4 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa analistët parashikonin një rënie prej 300 mijë fuçi. Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Edhe zgjerimi i ekonomisë kineze me 4.9% në tremujorin e tretë të vitit ka ofruar një mbështetje për çmimet.
Sondazh

Kërkesa për asete të sigurta rrit arin - Sulmi në një spital në Gaza shton shqetësimet për zgjerimin e konfliktit
Ari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 1 muaj, për shkak se sulmet vdekjeprurëse në një spital në Gaza......

Sesion i qetë për bursat europiane - Investitorët presin fitimet e korporatave, fokusi në Lindjen e Mesme
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet e korporatave, zhvillimet në Lindjen e......

“X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj - Modeli i abonimit do të shërbejë për të luftuar “bots” dhe “spammers”
Rrjeti social X, që u ble rreth një vit më parë nga Elon Musk, ka thënë se po teston një model të ri abonimi, sipas të cilit përdoruesit e rinj do të paguajnë......

Kosova do të mbajë ankandin e parë të energjisë së erës në vitin 2024
Pas ankandit aktual pilot për energjinë diellore, Kosova po planifikon të zhvillojë një proces tenderimi konkurrues në vitin 2024 për 150 MW energji të erës, i......

Procesi i Berlinit hap rrugën që Ballkani Perëndimor të ketë akses në 1.5 miliardë euro për veprimin ndaj klimës, burimet e rinovueshme
Në takimin e nismës së Procesit të Berlinit në Tiranë, Bashkimi Evropian njoftoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një paketë......

Vendimet e Qeverisë: Mete: Rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë me synim përshpejtimin e projekteve dhe nxitjen e rritjes ekonomike
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.5 miliardë lekë planin e të ardhurave të parashikuara. Ministri i......

Arrihet marrëveshja për reformën e tregut të energjisë - Bisedimet u shtynë për shkak të mosmarrëveshjes franko-gjermane
Ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian arritën një marrëveshje të përkohshme për reformimin e tregut të energjisë elektrike të bllokut, duke thyer një......

Investitorët e kriptove, në gjendje alarmi - Nis zbatimi i rregullave të reja dhe më të ashpra për tregun
Autoriteti Europian i Letrave me Vlerë dhe Tregje – ESMA, ka bërë një paralajmërim të ashpër për investitorët e kriptove. Pavarësisht aplikimit më të fundit të......