Çmimet në Shqipëri barazohen me BE-në - Inflacioni sipas Eurostat, 4.9% në shtator. Ushqimet udhëheqin rritjen
Ndërkohë që norma e inflacionit regjistroi rritje për muajin shtator, të dhënat sa i përket rritjes së çmimeve tregojnë së edhe inflacioni sipas mestodës së ‘Eurostat’ ka shënuar rritje po për të njejtin muaj. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin shtator të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, fiksohet në 4.9%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, po për të njejtin muaj fiksohej në 4.1%. Rikujtojmë se në muajin Gusht ky tregue regjistrohej në 4.7%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 8.4% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7.0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5.5%, “Shërbimi arsimor” me 4.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5%, “Veshje dhe këpucë” me 3.2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.9%, “Shëndeti” me 1.6%, “Komunikimi” me 1.0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3.9%.
Sa i përket kontributit të grupeve, ndikimin më të madh e ka patur grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” me 2.82 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Hotele, kafene e restorante” dhe “Argëtim dhe Kulturë” me 0.61 pikë përqindje dhe 0.73 pikë përqindje. Kontribut negativ ka dhënë vetëm grupi “Transporti” me 0.34 pikë përqindje.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 4.9% në Shtator rezulton të jetë barazuar me normën e inflacionit në Bashkimin Europian. Turqia dhe Hungaria vijojnë dhe për këtë muaj të raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 61.7% dhe 12.2% përkatësisht, pasuar nga Serbia me 10.1%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Danimarka me 0.6% dhe Belgjika me 0.7%. Ndërkohë, Holanda është i vetmi vend që regjistron rënie të çmimeve për muajin shtator me -0.3%.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Shqipëria, e treta por nga fundi! - Vetëm 64.7% e ndërmarrjeve kanë vënë në praktikë masat e sigurisë në teknologji
Teknologjia po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe padyshim që po sjell sfida të reja në këtë drejtim. Shumë ndërmarrje po kryejnë aktivitetet e tyre......

Bonot 12-mujore, në nivele minimale - Interesi këtë javë, 3.11%. Me rënie të lehtë nga 3.15% në anakandin e mëparshëm
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Ato u......

Nafta ngjitet pranë 93 USD për fuçi - Investitorët, të shqetësuar për përhapjen e konfliktit mes Izralit dhe Hamasit
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 3%, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Një sulm në një spital në Gaza......

Kërkesa për asete të sigurta rrit arin - Sulmi në një spital në Gaza shton shqetësimet për zgjerimin e konfliktit
Ari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 1 muaj, për shkak se sulmet vdekjeprurëse në një spital në Gaza......

Sesion i qetë për bursat europiane - Investitorët presin fitimet e korporatave, fokusi në Lindjen e Mesme
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet e korporatave, zhvillimet në Lindjen e......

“X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj - Modeli i abonimit do të shërbejë për të luftuar “bots” dhe “spammers”
Rrjeti social X, që u ble rreth një vit më parë nga Elon Musk, ka thënë se po teston një model të ri abonimi, sipas të cilit përdoruesit e rinj do të paguajnë......

Kosova do të mbajë ankandin e parë të energjisë së erës në vitin 2024
Pas ankandit aktual pilot për energjinë diellore, Kosova po planifikon të zhvillojë një proces tenderimi konkurrues në vitin 2024 për 150 MW energji të erës, i......

Procesi i Berlinit hap rrugën që Ballkani Perëndimor të ketë akses në 1.5 miliardë euro për veprimin ndaj klimës, burimet e rinovueshme
Në takimin e nismës së Procesit të Berlinit në Tiranë, Bashkimi Evropian njoftoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një paketë......