Shqipëria Postuar më 18 Tetor 2023, 15:19

Kaskada e Devollit, miratohet shtesa e kontratës - Koncesioni, zv.ministrja: Investimi i mundshëm vlerësohet në 900 mln euro

Nga SCAN TV
Kaskada e Devollit, miratohet shtesa e kontratës - Koncesioni,

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar shtesën e katërt të kontratës koncesionare për optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll dhe hidrocentraleve që tashmë janë ndërtuar.

Ky ndryshim kontrate i hap rrugë kryerjes së studimeve shtesë nga shoqëria “Devoll Hydropower”, për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi, në pjesën e sipërme të lumit Devoll (“RP Moglica Shtesë”).

Vlera paraprake e investimit, në rast të finalizimit të projektit, vlerësohet në rreth 900 mln euro.

Kaskada e Devollit përbëhet nga hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, që tashmë kanë hyrë në prodhim. Kontrata fillestare për ndërtimin e tyre u firmos në vitin 2008, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pësuar 3 shtesa në vitet 2010, 2013 dhe 2015.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat