Si do funksionojë sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet? - Mete: Qytetarët do të paguajnë prim bazik, ka përjashtime

Së shpejti, qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë banesat e tyre ndaj tërmeteve. Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi në konferencën mbi zhvillimet në sektorin e sigurimeve, se Shqipëria është një vend i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore, por ndërkohë ka një sensibilizim shumë të ulët për sigurimin e pronave, i cili është në nivelin 3 %.
Sipas tij, qeveria do të marrë në dorë “frenat” duke aplikuar skemën e detyrueshme, e cila do të përcaktojë një prim bazik, të përballueshëm për qytetarët.
Në konferencën e organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbi mundësitë dhe sfidat në Evropën Juglindore, përfaqësues të autoriteteve të menaxhimit të krizave dhe rriskut ndaj katastrofave natyrore në Bankën Botërore si dhe nga autoritetet turke dhanë shembujt se cilat janë skemat më të mira që mund të funksionojnë, duke i qëndruar idesë së një skeme shtetërore por që përfshin edhe bashkëpunimin me kompanitë private të sektorit të sigurimeve.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Dy mënyrat për të rritur masën e pensionit - Ekspertja Nunaj: Të rishikohen koeficientët e vlerësimit të pagave, pension i 13-të për të moshuarit
Reformimi i skemës së pensioneve në vitin 2015 nuk e zgjidhi problematiken e deficitit të shkaktuar në buxhet. Kur kanë kaluar më shumë se 7 vite, ecuria e saj......

Ndryshon buxheti, rishpërndahen 460 milion USD - 120 milion USD për rindërtimin, “furnizohet” skema e naftës
Qeveria ka ndryshuar buxhetin, duke vendosur të rishpërndajë rreth 460 milionë dollarë me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen......

Rriten kreditë me probleme për mikrofinancën, 14.9% - Megjithatë bilanci financiar, pozitiv. Thuajse 30 milionë euro për gjashtëmujorin
Në të kundërt të sektorit bankar, i cili përtej pritshmërive nuk ka shënuar rritje domethënëse të kredive me probleme, e kundërta ka ndodhur këtë vit me......

Kaskada e Devollit, miratohet shtesa e kontratës - Koncesioni, zv.ministrja: Investimi i mundshëm vlerësohet në 900 mln euro
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar shtesën e katërt të kontratës koncesionare për optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll dhe......

Çmimet në Shqipëri barazohen me BE-në - Inflacioni sipas Eurostat, 4.9% në shtator. Ushqimet udhëheqin rritjen
Ndërkohë që norma e inflacionit regjistroi rritje për muajin shtator, të dhënat sa i përket rritjes së çmimeve tregojnë së edhe inflacioni sipas mestodës së......

Shqipëria, e treta por nga fundi! - Vetëm 64.7% e ndërmarrjeve kanë vënë në praktikë masat e sigurisë në teknologji
Teknologjia po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe padyshim që po sjell sfida të reja në këtë drejtim. Shumë ndërmarrje po kryejnë aktivitetet e tyre......

Bonot 12-mujore, në nivele minimale - Interesi këtë javë, 3.11%. Me rënie të lehtë nga 3.15% në anakandin e mëparshëm
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Ato u......

Nafta ngjitet pranë 93 USD për fuçi - Investitorët, të shqetësuar për përhapjen e konfliktit mes Izralit dhe Hamasit
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 3%, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Një sulm në një spital në Gaza......