Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2023, 10:18

Ndryshimet në buxhetin 2023 – Balla: Parashikohet mbështetje me 700 milionë lekë për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës

Nga SCAN TV
Ndryshimet në buxhetin 2023 – Balla: Parashikohet mbështetje me

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare është shprehur se, duhet një mbështetje dhe më e madhe për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie.

Sipas tij, kjo mbështetje duhet të jetë që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja, pa e harruar në asnjë moment sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë.

Akti-normativ për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit 2023, siguroi mbështetje financiare për një sërë detyrimesh të prapambetura ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, theksoi Balla.

Ministri i Brendshëm publikoi ndryshimet në buxhetin e shtetit 2023 që parashikojnë mbështetje për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës me 700 milionë lekë.

Në këtë mbështetje parashikohet, pagesa e lejeve të pakryera gjatë 2022 për 2017 punonjës policie.

Pagesa e shpenzimeve, orë pune jashtë orarit dhe dieta të Forcave Speciale, FNSH gjatë operacioneve policore.

Fondi i Posaçëm për shpërblimin e Policisë Kriminale dhe struktura të tjera të përfshira në operacione të rëndësishme.

Pagesa e detyrimeve kontraktuale për uniformat e policisë.

Pagesa e uniformave, ushqimit dhe blerja e materialeve speciale për Gardën e Republikës.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......