Sejko takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar – Në diskutim, zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri është mbajtja e bisedimeve me autoritetet shqiptare në kuadër të Artikullit IV.
Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend dhe perspektivën e tyre për të ardhmen, politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë me synim garantimin e stabilitetit të çmimeve, si dhe masat e marra nga institucioni që ai drejton për të ruajtur e forcuar shëndetin e sektorit bankar dhe stabilitetin financiar të vendit.
Në nisje të takimit, Guvernatori Sejko i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase. Ai theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive, me gjithë sfidat e shumta me të cilat jemi përballur gjatë viteve të fundit. Guvernatori u shpreh se aktiviteti ekonomik ka ardhur në rritje, duke gjeneruar rritje të punësimit e të pagave dhe duke ruajtur shëndetin e bilanceve financiare të familjeve shqiptare dhe të sektorit privat. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka pasur sezoni pozitiv turistik, i cili duket se do të jetë një realitet i ri ekonomik në të ardhmen, dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte.
Po ashtu, Guvernatori theksoi se inflacioni ka ardhur në rënie gjatë vitit aktual, duke pasqyruar normalizimin e qëndrimit të politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, forcimin e kursit të këmbimit dhe stabilizimin e çmimeve në tregjet e huaja.
Gjithashtu, ai nënvizoi se edhe treguesit e tjerë të rëndësishëm të stabilitetit makroekonomik kanë ardhur në përmirësim, duke vënë theksin në reduktimin e deficitit të llogarisë korrente dhe atij buxhetor, si dhe në rënien e nivelit të borxhit të huaj dhe publik të ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive: ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet më tej në të ardhmen ndërsa inflacioni do të kthehet në objektiv gjatë vitit 2024.
Në të njëjtën kohë, sipas tij sfidat me të cilat përballemi janë jo të pakta. Për këtë arsye, Guvernatori theksoi nevojën e ndjekjes së politikave të kujdesshme e të koordinuara monetare, fiskale e financiare.
Duke qëndruar në këtë linjë, stabiliteti i sistemit financiar ishte një tjetër temë e diskutuar nga të pranishmit në këtë takim. Guvernatori Sejko u shpreh se falë përpjekjeve dhe reformave strukturore të ndërmarra ndër vite nga Banka e Shqipërisë, sistemi financiar shfaqet gjerësisht i qëndrueshëm. Në këtë kontekst, ai nënvizoi se ky sektor paraqet nivele të larta likuiditeti dhe kapitalizimi, duke ofruar në të njëjtën kohë një alternativë të besueshme për ruajtjen e kursimeve të familjeve shqiptare dhe fondet e nevojshme financiare për rritjen e kreditimit dhe të investimeve.
Guvernatori nënvizoi se kredia për sektorin privat ka vijuar të shënojë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit aktual.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën vlerësimin e tyre për politikën e drejtë monetare që ka ndjekur Banka e Shqipërisë dhe për kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar, si premisa të rëndësishme të rritjes të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Gjithashtu, ata vlerësuan punën e vazhdueshme mbikëqyrëse e rregullatore të Bankës së Shqipërisë dhe ndikimin e saj në treguesit pozitivë të sektorit bankar.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë.
SCAN
Sondazh

Si do funksionojë sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet? - Mete: Qytetarët do të paguajnë prim bazik, ka përjashtime
Së shpejti, qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë banesat e tyre ndaj tërmeteve. Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi në......

Dy mënyrat për të rritur masën e pensionit - Ekspertja Nunaj: Të rishikohen koeficientët e vlerësimit të pagave, pension i 13-të për të moshuarit
Reformimi i skemës së pensioneve në vitin 2015 nuk e zgjidhi problematiken e deficitit të shkaktuar në buxhet. Kur kanë kaluar më shumë se 7 vite, ecuria e saj......

Ndryshon buxheti, rishpërndahen 460 milion USD - 120 milion USD për rindërtimin, “furnizohet” skema e naftës
Qeveria ka ndryshuar buxhetin, duke vendosur të rishpërndajë rreth 460 milionë dollarë me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen......

Rriten kreditë me probleme për mikrofinancën, 14.9% - Megjithatë bilanci financiar, pozitiv. Thuajse 30 milionë euro për gjashtëmujorin
Në të kundërt të sektorit bankar, i cili përtej pritshmërive nuk ka shënuar rritje domethënëse të kredive me probleme, e kundërta ka ndodhur këtë vit me......

Kaskada e Devollit, miratohet shtesa e kontratës - Koncesioni, zv.ministrja: Investimi i mundshëm vlerësohet në 900 mln euro
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar shtesën e katërt të kontratës koncesionare për optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll dhe......

Çmimet në Shqipëri barazohen me BE-në - Inflacioni sipas Eurostat, 4.9% në shtator. Ushqimet udhëheqin rritjen
Ndërkohë që norma e inflacionit regjistroi rritje për muajin shtator, të dhënat sa i përket rritjes së çmimeve tregojnë së edhe inflacioni sipas mestodës së......

Shqipëria, e treta por nga fundi! - Vetëm 64.7% e ndërmarrjeve kanë vënë në praktikë masat e sigurisë në teknologji
Teknologjia po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe padyshim që po sjell sfida të reja në këtë drejtim. Shumë ndërmarrje po kryejnë aktivitetet e tyre......

Bonot 12-mujore, në nivele minimale - Interesi këtë javë, 3.11%. Me rënie të lehtë nga 3.15% në anakandin e mëparshëm
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Ato u......