Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ndikohen nga fitimet e korporatave dhe nga të dhënat ekonomike

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po llogarisin ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, humori i investitorëve është dobësuar edhe nga fitimet tremujore të korporatave dhe nga të dhënat ekonomike.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me 1%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ. Sektori i automjeteve realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 2.1%, i ndjekur nga bankat dhe shitijet me pakicë, në rënie me 1.5%. Edhe shumica e tregjeve aziatike u përballën me një shitje masive të aksioneve, me bursën e Japonisë, Koresë së Jugut dhe Hong Kongut, që ranë me më shumë se 2%.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Ëall Street sesionin e kaluar, pasi yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit në 4.9%, niveli më i lartë që nga viti 2007. Referuar të dhënave të tjera, inflacioni në Eurozonë rezultoi në 4.3% për shtatorin, në rënie nga 5.2% që ishte në gusht. Përsa i përket korporatave, aksionet e Renault kanë rënë me rreth 7%, pasi prodhuesi francez i makinave raportoi fitime më të ulta se parashikimet e analistëve për tremujorin e tretë të vitit.
Ndërkohë, edhe aksionet e Nokia janë në rënie me rreth 2%, pasi kompania finlandeze e telekomunikacionit deklaroi se do të shkurtojë rreth 14 mijë vende pune, si pjesë e planit për të reduktuar kostot. Gjithashtu, Nokia raportoi edhe një rënie të fitimeve gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.
SCAN
Sondazh

Cili vend ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë dhe çfarë lidhje ka AI me të?
Një analizë e re, duke renditur 47 sisteme pensionesh në të gjithë botën, ka hedhur dritë mbi ndikimin në rritje të Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet......

Siguria ushqimore- AKU asgjëson rreth 35 mijë kg produkte, kthen në vendin e origjinë dy ngarkesa si dhe vendos 9 masa administrative gjobë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar raportin e javës 9-15 tetor ku ka bërë me dije se ka kryer në shkallë vendi......

BE bën thirrje për rregulla më të ashpra për pezullimin e vizave për të adresuar rreziqet e sigurisë
Komisioni Evropian ka propozuar mprehjen e rregullave të pezullimit të vizave për të trajtuar "abuzimin" e udhëtimit pa viza në Evropë. Rregullat e......

1.8 miliardë lekë për bujqësinë – Denaj: Mbështetje për skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare, bëri të ditur se, në Aktin Normativ për ndryshimet në......

Ndryshimet në buxhetin 2023 – Balla: Parashikohet mbështetje me 700 milionë lekë për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare është shprehur se, duhet një mbështetje dhe më e madhe për rritjen e......

Sejko takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar – Në diskutim, zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e......

Si do funksionojë sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet? - Mete: Qytetarët do të paguajnë prim bazik, ka përjashtime
Së shpejti, qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë banesat e tyre ndaj tërmeteve. Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi në......

Dy mënyrat për të rritur masën e pensionit - Ekspertja Nunaj: Të rishikohen koeficientët e vlerësimit të pagave, pension i 13-të për të moshuarit
Reformimi i skemës së pensioneve në vitin 2015 nuk e zgjidhi problematiken e deficitit të shkaktuar në buxhet. Kur kanë kaluar më shumë se 7 vite, ecuria e saj......