Të plakemi në Holandë! - Vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë

Holanda regjistroi sistemin më të mirë të pensioneve në botë në vitin 2023, sipas hulumtimit të kompanisë amerikane Mercer.
Vlera e Indeksit Global të Pensioneve të Holandës është 85 pikë, pas saj është fituesja e vitit të kaluar Islanda me 83.5 pikë, ndërsa vendin e tretë e ka zënë Danimarka me 81.3 pikë, sipas faqes së internetit të organizatës.
Sistemet e pensioneve vlerësohen bazuar në përshtatshmërinë, qëndrueshmërinë dhe integritetin e tyre dhe raporti thekson se pensionet në mbarë botën janë nën presion të paprecedentë. Mercer analizoi sistemet e pensioneve të 47 vendeve dhe Argjentina zuri vendin e fundit. SHBA-të janë në vendin e 22-të dhe Kina në vendin e 30-të.
Rënia e nivelit të lindjeve ka ushtruar presion në disa ekonomi dhe sisteme pensionesh në terma afatgjatë, thuhet në raport, duke ndikuar negativisht në rezultatet e qëndrueshmërisë për vende të tilla si Italia dhe Spanja.
Inteligjenca artificiale ka potencialin për të përmirësuar sistemet e pensioneve duke çuar në një vendimmarrje më efikase dhe më të mirëinformuar, dhe potencialisht në kthime reale të investimeve më të larta, sipas autorëve që kanë hartuar këtë raport.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Çmimet rrezikojnë ekonominë e Shqipërisë” - Banka Botërore liston pasojat në jetën e qytetarëve
Rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të......

Turizmi “thyen” pritshmëritë edhe në Gusht - Një turist qëndroi mesatarisht tre netë në strukturat akomoduese
Sipas INSTAT, shifrat tregojnë se gjatë muajit Gusht 2023, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar kështu rritje me 64.4%, krahasuar me......

Vendet që taksojnë turistët - Ku duhet të paguajmë për të hyrë?
Si një zgjidhje efektive në luftën kundër turizmit masiv, vendet dhe qytetet e botës filluan të rrisin çmimin e taksës turistike, ndërkohë që shumë vende e......

Nafta zbret poshtë 90 USD - SHBA lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës
Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, duke rënë me mbi 1.5%, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës,......

Coinbase zgjedh Irlandën si qendrën kryesore - BE ka gati rregulloren “MiCA” për tregun e kriptomonedhave
Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Coinbase ka zgjedhur Irlandën si qendrën e saj kryesore operative dhe rregullatore në Bashkimin Europian, tha kompania......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ndikohen nga fitimet e korporatave dhe nga të dhënat ekonomike
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po llogarisin ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, humori i......

Cili vend ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë dhe çfarë lidhje ka AI me të?
Një analizë e re, duke renditur 47 sisteme pensionesh në të gjithë botën, ka hedhur dritë mbi ndikimin në rritje të Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet......

Siguria ushqimore- AKU asgjëson rreth 35 mijë kg produkte, kthen në vendin e origjinë dy ngarkesa si dhe vendos 9 masa administrative gjobë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar raportin e javës 9-15 tetor ku ka bërë me dije se ka kryer në shkallë vendi......