Turizmi “thyen” pritshmëritë edhe në Gusht - Një turist qëndroi mesatarisht tre netë në strukturat akomoduese

Sipas INSTAT, shifrat tregojnë se gjatë muajit Gusht 2023, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar kështu rritje me 64.4%, krahasuar me Gushtin e vitit të kaluar.
Nëse i analizojmë vizitorët sipas tipologjisë vihet re se rritja më e lartë i atribuohet turistëve vendas të cilët në numër janë 185,942 dhe rritja vjetore shënohet në 65.6%. Ndërkohë, numri i vizitorëve të huaj ishte 306,987 duke reflektuar kështu rritje me 63.7%. Krahasimisht me një vit më parë rritja është krejtësisht e dukshme jo vetëm për numrin e vizitorëve por edhe për numrin e netëve të qëndrimit.
“Scan Intel” është ndalur në analizën e vizitorëve sipas rajonit ku për muajin Gusht, Rajoni i Veriut ka qenë ai që ka shënuar rritjen më të lartë me 2 herë. Përkatësisht kanë zgjedhur këtë rajon 55,189 vizitorë vendas dhe 110.419 vizitorë të huaj, ndërkohë që në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 77.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm
Ashtu si për vizitorët edhe për netët e qëndrimit reflektohet një rritje e konsiderueshme me 58.5% krahasuar me muajin Gusht të vitit 2022. Numri total i netë qëndrimeve rezulton të jetë 1.5 milionë, ku janë regjistruar respektivisht rreth 500 mijë netë qëndrimi nga vizitorët rezident dhe 1 milionë nga vizitorë të huaj. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 91.2%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 55.3%, kundrejt 44.3% që ishte në muajin Gusht 2022.
Ndërkohë vizitorët të cilët kanë zgjedhur si destinacion pushimi Shqipërinë në muajin Gusht vinin nga shtete të ndryshme, ku 14.8% e tyre janë nga Kosova, 8.9% nga Italia, 6% nga Polonia, ndërsa vizitorët nga Gjermania zinin 5.4%.
Armela Duka / SCAN
Sondazh

Vendet që taksojnë turistët - Ku duhet të paguajmë për të hyrë?
Si një zgjidhje efektive në luftën kundër turizmit masiv, vendet dhe qytetet e botës filluan të rrisin çmimin e taksës turistike, ndërkohë që shumë vende e......

Nafta zbret poshtë 90 USD - SHBA lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës
Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, duke rënë me mbi 1.5%, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës,......

Coinbase zgjedh Irlandën si qendrën kryesore - BE ka gati rregulloren “MiCA” për tregun e kriptomonedhave
Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Coinbase ka zgjedhur Irlandën si qendrën e saj kryesore operative dhe rregullatore në Bashkimin Europian, tha kompania......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ndikohen nga fitimet e korporatave dhe nga të dhënat ekonomike
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po llogarisin ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, humori i......

Cili vend ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë dhe çfarë lidhje ka AI me të?
Një analizë e re, duke renditur 47 sisteme pensionesh në të gjithë botën, ka hedhur dritë mbi ndikimin në rritje të Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet......

Siguria ushqimore- AKU asgjëson rreth 35 mijë kg produkte, kthen në vendin e origjinë dy ngarkesa si dhe vendos 9 masa administrative gjobë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar raportin e javës 9-15 tetor ku ka bërë me dije se ka kryer në shkallë vendi......

BE bën thirrje për rregulla më të ashpra për pezullimin e vizave për të adresuar rreziqet e sigurisë
Komisioni Evropian ka propozuar mprehjen e rregullave të pezullimit të vizave për të trajtuar "abuzimin" e udhëtimit pa viza në Evropë. Rregullat e......

1.8 miliardë lekë për bujqësinë – Denaj: Mbështetje për skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare, bëri të ditur se, në Aktin Normativ për ndryshimet në......