Kursim nga ndriçimi publik LED - Masterplan për 5 qytete, redukton ndjeshëm faturat e energjisë për bashkitë

Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të hartojë masterplanin për ndriçim publik eficient në 5 qytete të vendit, duke synuar reduktimin e faturave të energjisë që pagujnë bashkitë. Masterplani do të përfshjië Elbasanin, Korçën, Shkodrën, Pogradecin dhe Kavajën, ndërkohë që pas hartimit të tij do të jenë bashkitë që do kryejnë projektet e detajuara dhe investimet përkatëse, në mënyrë që investimet në ndriçimin urban të realizohen me fluksin dhe parametrat e duhur të ndriçimit në varësi të klasifikimit të rrugës. Aktualisht kostot në buxhetet e bashkive, për ndriçimin publik janë të konsiderueshme.
Ndërkohë që, sipas Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, ndriçuesit LED dhe sistemet e monitorimit dhe kontrollit të tyre, në dekadën e fundit kanë ofruar zgjidhje që përmirësojnë ndjeshëm eficiencën energjitike të sistemeve të ndriçimit rrugor, prodhojnë një ndriçim më të pastër, të kontrolluar e të monitoruar në distancë, jetëgjatë, estetikisht të këndshëm, pa ndotje dhe të lehtë në mirëmbajtje. Në një studim mbi potencialet e kursimit të energjisë elektrike në sistemet e ndriçimit rrugor me ndriçues LED në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Shkodër, është arritur në konkluzionin se shpenzimet në shfrytëzim dhe mirëmbajtje mund të zvogëlohen 20% deri në 50%, krahasuar me ekzistueset.
Ndërkohë që, në Bashkinë e Hasit ku aktualisht është kryer zëvendësimi i llambave të vjetra, me llamba LED konsumi i energjisë është reduktuar me 74%, ndërsa fatura e energjisë elektrike për këtë institucion është ulur me 60%. Paralelish, vlerësohet se ndonëse investimi fillestar mund të jetë i lartë, koha e kthimit të tij është relazitivisht e shkurtër për shkak të kursimit që vjen nga faturat.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Biznesi i “rikthen sytë” në tregjet e huaja për lëndët e para - Ndryshon tendenca e diktuar nga Pandemia e më pas konflikti në Ukrainë
Ndërsa veçanërisht periudha e Pandemië e më tej konflikti në Ukrainë, i nxiti bizneset shqiptare të hidhin sytë nga tregu i brendshëm për të siguruar lëndë të......

Nokia shkurton 14 mijë vende pune - Rënie rekord të fitimeve, sidomos në Amerikën e Veriut
Nokia konfirmoi shkurtimin e 14 mijë vende pune në kuadër të planit për uljen e kostove pas rënies së të ardhurave të regjistruar në tremujorin e......

Të plakemi në Holandë! - Vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë
Holanda regjistroi sistemin më të mirë të pensioneve në botë në vitin 2023, sipas hulumtimit të kompanisë amerikane Mercer. Vlera e Indeksit Global të......

“Çmimet rrezikojnë ekonominë e Shqipërisë” - Banka Botërore liston pasojat në jetën e qytetarëve
Rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të......

Turizmi “thyen” pritshmëritë edhe në Gusht - Një turist qëndroi mesatarisht tre netë në strukturat akomoduese
Sipas INSTAT, shifrat tregojnë se gjatë muajit Gusht 2023, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar kështu rritje me 64.4%, krahasuar me......

Vendet që taksojnë turistët - Ku duhet të paguajmë për të hyrë?
Si një zgjidhje efektive në luftën kundër turizmit masiv, vendet dhe qytetet e botës filluan të rrisin çmimin e taksës turistike, ndërkohë që shumë vende e......

Nafta zbret poshtë 90 USD - SHBA lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës
Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, duke rënë me mbi 1.5%, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës,......

Coinbase zgjedh Irlandën si qendrën kryesore - BE ka gati rregulloren “MiCA” për tregun e kriptomonedhave
Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Coinbase ka zgjedhur Irlandën si qendrën e saj kryesore operative dhe rregullatore në Bashkimin Europian, tha kompania......